Gazetarja përplaset në aeroport me djalin e ish-diktatorit Hoxha: “Jam i biri i heroit të popullit e ju na keni rruar bythën”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:00 13-03-2017 Gazetarja përplaset në aeroport me djalin e ish-diktatorit Hoxha: “Jam i biri i heroit të popullit e ju na keni rruar bythën”

Gazetarja shqiptare që punon në Itali, Keda Kaceli është përplasur në aeroport me djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxhën.

Kaceli tregon debati me Hoxhën, i cili sipas saj ka përdorur një gjuhë banale dhe më pas u largua nga vendi ku ishte ulur.

“Më njeh ti më njeh. E di ti e di shumë mirë kush jam unë kush jemi ne. Ilir Hoxha unë jam mbesë Martiri jam pasardhëse e atyre 6000 njerëzve që yt atë vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit, Keda Kaceli jam, shënoje emrin tim e thuaja klikës që s'keni fituar”, tregon gazetarja të i jetë drejtuar djalit të ish-diktatorit, por ky i fundit i është përgjigjur me ofendime: “E unë jam i biri i heroit të popullit e ju na keni rruar bythën.”

Debati i plotë i gazetares me Ilir Hoxhën:

Perballje me te birin e diktatorit Enver Hoxha ne Malpensa!

Jo skane fitu! Ne do ia dalim! Sa t'kete nipa e mbesa Martiresh qe do e dune Shqypnine Shqypnia do bohet!

Ilir Hoxha edukate zero me fjalor rruge: "Jam i biri i heroit te Popullit - tha - e ju na keni rruar bythen!"

"Ilir Hoxha jam Keda Kaceli mbese e Martirit Jonuz Kaceli dhe heci kryelarte se kam gjak shqiptar dhe Shqypnija do bohet."

"Kur s'u be deri tani lesh do behet."

"Jo jo do e bejme -i thashe-do behet dhe ju nuk keni fituar!"

"E le te behet me plasi bytha!"

Isha ulur dhe me kaloi prane dhe u ul perballe meje. E njoha direkt nje sere ndjenjash m'u mbeshtollen u sigurova se ishte ai. Rrahjet e zemres m'u shpeshtuan dhe fillova t'a fiksoja.

Shkembim shikimesh. Ngulitje shikimi pas disa sekondash sfide shikimesh uli syte.

Une: Po uli syte se sado yt ate vrau preu dogji pjesen me te mire te shqipetareve, sado jot eme ne pleniumin e grave komuniste ne 79 do bertiste "ne do t'i persekutojme armiqte e popullit deri ne brezin e shtate madje do i leme femijet e tyre pa martuar, sado ju akoma e helmoni token dhe sundoni Shqiperine me te keqen nje dite Shqypnija do behet Ilir Hoxha.

Ai: Ca do moj? Mire e kane bere. Kush je ti s'te njoh.

Une: Une jam pjesa e deshtuar e familjes tende kriminele per asgjesimin tone. Une jam mbese martiri e sa t'kete bije e bija Martiresh nipa e mbesa Martiresh Shqypnija do behet.

Ai: E pastaj c'me duhet.

Une: Ka shqiptare qe e duan Shqypnine. Ju kupole mafioze nuk e doni dhe sundoni me te Keqen prej 70 vjetesh me lloj lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.

Ai: Jo po keni fituar ju na keni rruar bythen.

Une: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Nje dite krimet do denohen. Vone po do behet.

Ai: E ca do denoni ju moj do na hani mutin.

Une: Do i vije koha se koha eshte bujare.

Ai: Ca je ti moj kush je ti moj.

Une: Me njeh ti me njeh. E di ti e di shume mire kush jam une kush jemi ne. Ilir Hoxha une jam mbese Martiri jam pasardhese e atyre 6000 njerezve qe yt ate vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit Keda Kaceli jam shenoje emrin tim e thuaja klikes qe s'keni fituar.

Ai: E une jam i biri i heroit te popullit e ju na keni rruar bythen.

Une: Ilir Hoxha do i vije koha qe do i hiqet titulli po prisni se do i vije koha cdo gjeje se smund te vazhdoje te jete i popullit ai qe popullin e beri skllavin e tij e akoma ti e soji jot akoma e shfrytzoni. Po Shqypnija do bohet.

Ai: lesh do behet kur s'u be deri tani nje mut do behet.

Une: Po do behet se Shqypnine e do Zoti ai Zot qe yt ate krimineli kombit e perzuri. (Ai: E mire shume beri) Une: Shqypnija do behet dhe ju nuk keni fituar.

Ai: E le te behet me plasi bytha!

Kjo ishte hera e pare qe kam pas perballe dike direkt nga Familja e se Keqes kombetare. Sfida mbaroi me fjalet e turpshme rrugacerore te birit te kriminelit qe u cua e iku. Dhe llomotiti "me plasi k..."

Me kaq mbaroi. Asnje reagim nga pasagjeret e tjere. As pozitiv as negativ. Pervec nje vajze te re e cila me tha kur ai iku "sa mire bere dhe une jam pjese e familjeve te persekutuara".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096719264984131
array(1) { ["section"]=> string(128) "gazetarja-perplaset-ne-aeroport-me-djalin-e-ish-diktatorit-hoxha-jam-i-biri-i-heroit-te-popullit-e-ju-na-keni-rruar-bythen-71749" }