Gazetarja publikon lexuesin e vitit nga spitali i Durrësit por zbulon pa dashur detajin tronditës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:41 20-12-2017 Gazetarja publikon lexuesin e vitit nga spitali i Durrësit por zbulon pa dashur detajin tronditës

Kjo është një foto e shkrepur këtë mëngjes në spitalin e Durrësit nga gazetarja Alda Bardhyli së cilës, të gjithë ia njohim pasionin për letërsinë dhe artin.

Duke dashur të tregojë librin dhe lexuesin e tij në kushte të pazakonta, Bardhyli zbulon një detaj tronditës: Dorëzat në duar të të sëmurit dëshmojnë se sa ftohtë bën në spital.

I ftohti është aq i madh, sa i sëmuri është detyruar të vendosë dorëza për të mbajtur librin në duar.

“Sepse letërsia e mirë ka aftësinë të na shëroje...Kjo foto është bërë këtë mengjes në spitalin e Durrësit. Ky është lexuesi i vitit...”, shkruan sakaq, me të drejtë Bardhyli për lexuesin i cili lufton jo vetëm me sëmundjen e tij por edhe me "DIMRIN E MADH" të spitalit.

dimir.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016222953796387
array(1) { ["section"]=> string(104) "gazetarja-publikon-lexuesin-e-vitit-nga-spitali-i-durresit-por-zbulon-pa-dashur-detajin-trondites-103747" }