Gazetarja-Ramës: Shpresoj që Zaho të ta mbledh më shumë se Meta

Publikuar tek: politike, më 23:16 27-12-2015 Gazetarja-Ramës: Shpresoj që Zaho të ta mbledh më shumë se Meta

Në pritjen e organizuar sot nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kongreseve, përpara të pranishmëve ka folur edhe gazetarja Mira Kazhani.

Në fjalën e saj, Kazhani ka thënë se në 2016 shpreson që Rama të mos luaj më ‘kryeministrash’ dhe të mos bëj si shok i kancelares Angela Merkel. Në fund gazetarja është shprehur: “Nuk kam shpresë te Rilindja, por vetëm te Zaho që të rritet sa më shpejt dhe të dalë më në fund një burrë që të ta mbledh më shumë se Ilir Meta."

Fjala e plotë e Mira Kazhanit:

"Mirembrema,

Kur mesova se do isha nje nga emrat e darkes se fundvitit qe do duhej te mbanin nje fjalim talles per kryeministrin thashe menjehere “Po” pa u menduar dy here me idene se te tallesh me qeverine eshte gjeja me e lehte ne bote. Por kur nisa te hedh rreshtat e pare ndryshova mendje, dhe thashe me vete : jo, nuk do ja dal, sepse kur vjen puna per tallje qeveria eshte e pakonkurueshme!

Nuk e mora parasysh as ribotimin e nje shkrimi te vjeter te Lubonjes, tek Rilindjes Demokratike dhe lapsi.al, per palacot e oborrit qe vijne ti shkel Rama tek kjo darka e famshme

Une se njoh veten as per mike ,as armike dhe as per pazare me kryeministrin ndaj vij e qete dhe c'kompleksuar nga etiketimet per kete darke. Ndoshta nje dite do i kem edhe une 3 shtepi, 1 ne det, 1 ne Itali, 1 ne fshat turistik po per momentin kam vetem nje rroge qe me ne fund, amin o zot e kam te gjithe te deklaruar ne banke, fale punes ne TCH. Sonte kam ardhur si nje gazetare e thjeshte.

Sa per kryeministrin, ai me mendjen e vet po mbyll nje tjeter vit te lavdishem. Sic thote vete, totalisht i painteresuar se cfare mendojne, thone e shkruajne gazetaret ne kete vend, se sa te jene sondazhet e Zaloshnjes me intepretimin e kac islamit, cdo gje do shkoj vaj me kete popull.

A ju kujtohet kur ishte 8 vite ne opozite? Atehere ai e vizantonte veten si Kryeminister dhe jo si piktor. Fliste e punonte cdo dite per qeverisjen. Ndersa kur erdhi ne pushtet, dhe prisnim qe me ne fund edhe ai te bente kryeministrin papritur ju rikthye piktures. Mos u cudisni sikur sonte te perfundojme te shohim ndonje ekspozite. Si i bie, ne opozite punonte si kryeminister dhe kryeminister punon piktor.

Por pertej te gjithave , e dini se cfare me befason me se shumti tek Kryeministri? Jeta e tij plot ngjyra, dhe aspak e merzitshme si ajo e qytetareve te shkrete zvicerjan, qe e kane vertet shendetesine falas, edhe pa Beqjen.

Nje shembull i thjeshte per te kuptuar metamorfozat dhe ngjyrat e mrekullueshme te kryeminisrit gjate nje dite:

-Paradite, normal, punon per shtetin, ben takime, ha dreka dhe zgjidh hallet e ketij vendi te vogel me ata... Qe Donald Lu I quan kriminele, po une spo guxoj ta them vete pa u bere reforma ne drejtesi, se sa per kete drejtesi qe kemi, me pare humb ndonje nga pronat e marra Fevizu se del nje politikan kriminel a i korruptuar.

Pra me pak fjale paradite i duhet te duroje “te fortet” dhe te merret vesh me ta per te miren e ketij populli, ndersa pasdite krejt papritur te shfaqet ne ekran, neper portale, duke u marr me ceshtjet te medha te botes, si psh me promovime librash per hollebeq, me ceshtje te popullit francez.

Eshte ekzotike apo jo?!

Para se te bej disa lutje me rastin e fundvitit dua t'i kujtoj Endri Fuges, se fakti qe me dha fjalen ne kete darke nuk e ngushellon kurre pritjen time 5 vjecare per te bere nje Lunch me Edi Ramen, nje pjese e mire e juaja besoj e dine ish-rubriken time Lunch. Sa here qe mendoja se isha shume afer, kryeministrin me merrte Cim Peka tek UFO dhe nuk e bera qe nuk e bera kurre ate te dreq interviste. Tani qe kam vendosur qe ta rikthej serish kolumnen tim, e ftoj kryeministrin te me thote Jo, dhe jo vetem mua. Po te dal sa me pak ne ekran. Vetem 8 ore jo me shume...

Kete vit uroj te merret me pak me lapsat. Nga ata me 3 ngjyrat e frances ne homazhet e charlie hebdo dhe deri tek lapsi qe pesimizmin e ka pune sic thote Blushi dhe hedonizmin......

Une uroj qe ne 2016 kryeministri te mos luaj me kryeministrash dhe te mos bej si shok i ngushte me Merkel-in.

Ne qofte e thene qe kuqezinjte te vijne me ndonje rezultat te mire ne Atdhe nga Franca, kryeministri te mos i sekuestroje kete radhe ne Rinas dhe t'i ler te bejne dush e te vishen me kostum per tu gezuar me tifozet e njerezit e tyre te dashur.

Uroj qe ket vit te na e kursesh zhaponen e Presidentit Nishani i cili e meriton rezidencen qeveritare per pushimet e veres.

Dhe ne fund sic do thoshte Era, jo ajo qe mendoni ju, por ajo e Prishtines; je shume i mire, por je shume spin. Boll me propagande dhe me devijim vemendje fale edhe 30% te buxhetit qe ja shtove kryeministrise.

Dhe ne fund,

Nuk kam shprese te Rilindja, por vetem te Zaho qe te rritet sa me shpejt dhe te dale me ne fund nje burre qe te ta mbledh me shume se Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës ndan çmimin “Personaliteti i Vitit 2015”, Veliaj: Janë herojntë që na frymëzojnë
Manjani: Kontroll pasurive të gjyqtarëve, kush s’i justifikon, ikën »
Article Logic
Execution time: 0.017961025238037
array(1) { ["section"]=> string(68) "gazetarja-rames-shpresoj-qe-zaho-te-ta-mbledh-me-shume-se-meta-28687" }