Gazetarja shqiptare rrëfen çfarë i tha veçmas Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry

Publikuar tek: politike, më 10:07 15-02-2016 Gazetarja shqiptare rrëfen çfarë i tha veçmas Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry

Gazetarja shqiptare rrëfen çfarë i tha veçmas Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari ishte dje në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku përveç presidentit Nishani, kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, takoi edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.

Fatjona Mejdini, gazetare e ‘’BIRN’’, u takua me Kerry-n dhe ajo rrëfen se çfarë i tregoi atij për situatën në Shqipëri.

“Pata fatin të ndaja një bisedë sot së bashku me 7 të rinj të tjerë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry si përfaqësues të të rinjve shqiptarë në përpjekje tona modeste në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Përsa i përket mediave i komunikova Sekretarit Kerry përpjekjet e gazetarëve për të luftuar censurën dhe autocensurën dhe format e 'buta' të kapjes së medias që shpesh përdoren nga politika.

Ndava me të dhe shqetësimin përsa i përket mosfunksionimit të RTSH-së si një televizion publik i shqiptarëve i paguar me taksat e tyre dhe sesi reforma në drejtësi i ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe lirisë së mediave në vend”, rrëfen gazetarja Mejdini.

fatjonamejdinikerry2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Nexhmije Hoxhës, Rudina Xhunga interviston…
Reforma në Drejtësi, më 11 mars Venecia nxjerr raportin përfundimtar »
Article Logic
Execution time: 0.013100147247314
array(1) { ["section"]=> string(93) "gazetarja-shqiptare-rrefen-cfare-i-tha-vecmas-sekretarit-amerikan-te-shtetit-john-kerry-32602" }