Gazetarja turke rrezikon 5 vite burg për një postim në Twitter

Publikuar tek: bota, më 13:28 18-01-2015 Gazetarja turke rrezikon 5 vite burg për një postim në Twitter

Prokurorët turk kanë kërkuar pesë vite burg për Kabas, me akuzën e “etiketimit të njerëzve të përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve”

Ndonëse para pak ditësh kryeministri i Truqisë, Ahmet Davotoglu ndodhej i pranishëm në Paris gjatë marshimit në nder të viktimave të Charlie Hebdo dhe lirisë së fjalës, situata për gazetarët turkë në vendin e tyre vitet e fundit ka njohur vetëm përkeqësim.

Rasti më i fundit është ai i gazetares së njohur Sedef Kabas e cila rrezikon të dënohet me pesë vite burg për shkak të një postimi që ajo ka bërë në faqen e saj në rrejtin social Twitter. Prokurorët turk kanë kërkuar pesë vite burg për Kabas, me akuzën e “etiketimit të njerëzve të përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve”. Gazetarja Sedef Kabas në postimin e saj  i bënte thirrje qytetarëve që të mos harronin emrin e prokurorit i cili vendosi të hidhte poshtë çështjen e një skandali ku dyshohej se ishin të përfshirë në korrupsion një numër njerëzish me profil të lartë politik në Turqi madje edhe ish anëtarë të kabinetit qeverisës.

“Mos harroni emrin e prokurorit i cili vendosi të mos vazhdonte procesin hetimor më 17 dhjetor”, ka shkruajtur Sabas në Tëwitter. Ajo i referohej një hetimi të madh kundër korrupsionit i cili u hodh poshtë gjatë muajt dhjetor nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kabas u arrestua në shtëpinë e saj më 30 dhjetor të 2014, por u la e lirë pasi dha dëshminë e saj. Kompjuteri personal si dhe telefonat në shtëpinë e gazetares janë konfiskuar gjithashtu nga policia. “Unë besoj në shtetin e së drejtës. Besoj se ka ende njerëz që kanë besim në shtetin e së drejtës”, ka deklaruar Kabas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022341966629028
array(1) { ["section"]=> string(66) "gazetarja-turke-rrezikon-5-vite-burg-per-nje-postim-ne-twitter-815" }