Gazetarja vë në pozitë ministrin Tahiri dhe i bën një pyetje që ai i shmanget

Publikuar tek: politike, më 11:56 03-03-2016 Gazetarja vë në pozitë ministrin Tahiri dhe i bën një pyetje që ai i shmanget

Saimir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme duket se është vënë në pozitë sot nga gazetarja e ‘’Ora News’’, teksa jepte disa përgjigje në terren lidhur me  Byronë e Hetimit dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën ndaj drogës.

Tahiri citoi një nga pjesët që sipas tij ishte më e rëndësishme në raportin e DASH-it, lidhur me suksesin e policisë në luftën kundër drogës.

Por gazetarja i ka bërë pyetjen ‘’bombë’’, që në pikëpamjen profesionale quhet edhe më e rëndësishmja gjatë një interviste, pyetje që Tahirit i ka ardhur e papritur, nisur edhe nga reagimi i tij i mëvonshëm.

“Megjithatë raporti thotë se Shqipëria mbetet burimi kryesor i marijuanës, ç’mendoni z.Tahiri, ju cekët vetëm suksesin…”, e ka pyetur gazetarja.

Por Tahiri e ka dhënë përgjigjen, duke e pranuar fillimisht:

“Absolutisht kjo është… nuk ka vend në botë që nuk është, çdo vend është i ekspozuar ndaj rrezikut të lëndëve narkotike. Nuk është kjo diferenca, diferenca që duhet të bëjmë është nëse ka qeveri që përpiqen apo jo.Ky raport dallon qartë rezultatet e qëndrueshme dhe arsyet pse kanë ardhur, falë lidershipit politik dhe të policisë së shtetit.’’

Por Tahiri, pas kësaj pyetje të parë i është shmangur krejtësisht pyetjes së dytë të gazetares së ‘’Ora News’’, lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit.

‘’Për Byronë u përgjigja’’, i tha shkurt Tahiri, duke i lënë në mes pyetjen dhe duke u shkëputur nxitimthi nga rrethi i gazetarëve ku po intervistohej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha përplaset në Kuvend me Leskajn, u ndërhyn Meta: Do ju jap dy lajme të gëzueshme
Belortaja në Teheran, fton kompanitë iraniane të investojnë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.0040907859802246
array(1) { ["section"]=> string(83) "gazetarja-ve-ne-pozite-ministrin-tahiri-dhe-i-ben-nje-pyetje-qe-ai-i-shmanget-34105" }