Gazetarja e "Thumb" publikon mesazhet me Ajola Xoxën, ja e vërteta e barkut të rrumbullakosur (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:30 11-12-2016 Gazetarja e

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj e kanë shprehur prej kohësh dëshirën për t’u bërë prindër. Së fundmi kryebashkiaku Veliaj është shprehur se së bashku me Ajolën kanë planifikuar të kenë një fëmijë, ndërsa më pas nëpër portale u shkruajt se ajo është në muajin e pestë dhe se Veliaj kishte hequr nga rrjetet sociale një foto ku dukej barku u rrumbullakosur i bashkëshortes.

Por gazetarja e “Thumb” tha se ka kontaktuar me vetë Ajola Xoxën dhe ajo është shprehur kështu:

“Jo zemër nuk jam shtatzanë, është një gënjeshtër e madhe. E pashë lajmin por nuk thonë kështu. Marrin si bazë një intervistë të Erionit ku tha se e kemi në plan për 2017­ që edhe ky plani i tij është dmth.

Dhe madje i kanë të gjitha infot gabim, ne sigurisht që nuk kemi 16 vite bashkë, se nuk jemi lidhur kur unë isha 15 vjec dhe Erioni nuk ka hequr nga FB asnjë foto ku dukej gjasme “barku i rrumbullakosur”. Ka përfunduar gazetaria në nivele të frikshme sajesash”.

asdqefqwegsdggnshot_1.jpg

Me shprehjen “qe edhe ky plan i tij eshte dmth”, Ajola e ka nxjerre zbuluar bashkeshortin, pasi mesa duket ajo nuk eshte dakort per te pasur nje femije keto kohe, pavaresisht se Veliaj e ka thene se deshire te te dyve ne publik kete gje. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj para disa ditesh ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në “TV Klan”. Ai, ndër të tjera foli edhe për jetën personale.

I pyetur se kur mund të bëhet baba, Veliaj tha se në vitin 2017, pra vitin e ardhshëm, do të ketë një përgjigje lidhur me këtë temë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068159103393555
array(1) { ["section"]=> string(100) "gazetarjae-thumb-publikon-mesazhet-me-ajola-xoxen-ja-e-verteta-e-barkut-te-rrumbullakosur-foto-62318" }