Gazsjellësi TAP, Meta-Grasso: Projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike

Publikuar tek: politike, më 15:40 26-11-2015 Gazsjellësi TAP, Meta-Grasso: Projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u prit sot në Romë nga Presidenti i Senatit të Italisë Pietro Grasso me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe zhvillimeve në rajon.

Kryetari i Kuvendit, Meta, pasi vlerësoi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Italisë, vuri në dukje se ka ardhur koha që të dy vendet të rrisin cilësinë e bashkëpunimit mes tyre në një nivel më të lartë, veçanërisht në sektorë strategjikë të ekonomisë, si sistemi bankar, energji dhe infrastrukturë.

Në këtë kuadër u vlerësua projekti TAP si një ndërmarrje tepër pozitive me efekte multi-rajonale për të dy vendet si dhe potencialet investuese në sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Gjatë takimit, Meta dhe Grasso theksuan se projekti TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias dhe se ky projekt është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike.

Meta u shpreh se Italia është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë dhe se forcimi i Italisë dhe rimëkëmbja e saj ekonomike është jetike edhe për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

12309212_10205819057337654_1424077619_n.jpg

“Një Itali e fortë, nënvizoi Meta, do të thotë edhe një Shqipëri më e fortë”. Presidenti i Senatit të Italisë, Grasso theksoi hapat e rëndësishëm që ka ndërmarrë Shqipëria dhe avancimin e saj në arenën ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe Kandidat për në BE.

Me tej, Grasso nënvizoi se raportet e ngushta italo-shqiptare po vijnë duke u forcuar në të gjitha fushat, por mundësitë për të rritur cilësisht këtë bashkëpunim janë të mëdha, veçanërisht në ekonomi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë. Shtuam banditët për të ardhur në pushtet
Vendim i papritur i Mark Frrokut: Heq dorë nga mandati i deputetit »
Article Logic
Execution time: 0.023702144622803
array(1) { ["section"]=> string(89) "gazsjellesi-tap-meta-grasso-projekt-me-rendesi-strategjike-per-sigurine-energjetike-26339" }