“Gazzetta dello Sport” për Lilën: Luftëtari i interesuar për futbollin, jo për paranë

Publikuar tek: sport, më 20:10 05-04-2015 “Gazzetta dello Sport” për Lilën: Luftëtari i interesuar për futbollin, jo për paranë

Gazeta e njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar sot një artikull futbollistit shqiptar Andi Lilës, i cili arriti në fund të dhjetor të transferohej nga PAS Giannina për tek Parma.

Goli i shënuar dje ndaj gjigandëve të Interit, e ka rritur vlerën e lojtarit jo vetëm në ekipin e tij por edhe në futbollin italia. Në shkirmin e “Gazzetta dello Sport” përmendet fakti se golat e Lilës janë realizuar në fushë kundërshtare, me një mesatare tepër, 2 gola në 4 takime në Serie A.

“Gazzeta dello Sport” shkruan se në vendin e tij Lila njihet me nofkën “luftëtari” dhe me këtë nofkë do njihet dhe në Itali. 29-vjeçari mbërriti në Itali në një periudhë të vështirë për klubin emilian, por menjëherë u dallua për vendosmërinë e tij në fushë. Në artikullin kushtuar Andi Lilës përmendet fakti se ai ka ende pa marrë para nga Janina, ndërsa te Parma ende nuk është paguar. Një shenjë e qartë që nuk është i interesuar më shumë për paratë se sa për futbollin.

Gjithashtu në shkrimin e prestigjozes italiane të futbollit, flitet për jetën personale të Lilës dhe faktit që ai është bërë baba vetëm pak kohë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 18 vjeçari braktis Kroacinë për Shqipërinë
Donis Avdiaj, 18 vjeçari pret ftesën e De Biazit: Ndoshta më merr pas këtij goli »
Article Logic
Execution time: 0.02021598815918
array(1) { ["section"]=> string(86) "gazzetta-dello-sport-per-lilen-luftetari-i-interesuar-per-futbollin-jo-per-parane-7899" }