“Gazzetta Dello Sport”: Rashica, talenti që është gati të çudisë futbollin botëror

Publikuar tek: sport, më 17:04 26-01-2016 “Gazzetta Dello Sport”: Rashica, talenti që është gati të çudisë futbollin botëror

Milot Rashica është një talent i rallë. Ai po shikohet si një futbollist me të ardhme që me kalimin e viteve do të flitet shumë. Për këtë janë të bindur edhe në Itali, ku “Gazzetta dello Sport” e bëri pjesë e grupit të 50 lojtarëve që pritet të shpërthejnë në të ardhmen.

“Në Europian si titullar? Kjo edhe mund të ndodhë. Një sulmues krahu i paparshikueshëm, që kalon kundërshtarin, i pëlqen të shkojë në qendër dhe të japë nga vetja. Rashica është i shpejtë me një sprint të mirë dhe rezistencë. Në Erdivisie deri më tani ka realizuar 7 gola dhe i feston duke bërë shqiponjë” – shkruhet në komentin e gazetës së njohur italiane, transmeton Sportal.

“Gazzetta dello Sport” e bën pjesë të yjeve që nuk janë më shumë se 20 vjeç, të cilët janë gati të befasojnë dhe të çudisin futbollin botëror. Milot Rashica do të na çudisë përsëri, i duhen vetëm 3 javë pushim, për tu rikthyer përsëri i zakonshmi.

rashi.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vogëlushi me fanellën prej qeseje të Messi-t: Babai nuk mund të më blinte bluzen e Barcelonës, ëndërroj të bëhem futbollist
Ja si ndahet shpërblimi në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Vllaznisë »
Article Logic
Execution time: 0.0104820728302
array(1) { ["section"]=> string(84) "gazzetta-dello-sport-rashica-talenti-qe-eshte-gati-te-cudise-futbollin-boteror-30991" }