Genc Deromemaj përballë Dritan Lelit e e Vasil Bedinës për Bashkinë e Vlorës

Publikuar tek: politike, më 14:32 18-04-2015 Genc Deromemaj përballë Dritan Lelit e e Vasil Bedinës për Bashkinë e Vlorës Genc Deromemaj, kandidati i PD për Vlorën

Partia Demokratike ka zyrtarizuar për Bashkinë e Vlorës kandidaturën e Genc Deromemaj i cili do të jetë përballë mjekut Dritan Leli dhe kandidatit tjetër të pavarur  Vasil Bedina, në garën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Genc Deromemaj ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka studiuar në degën e Inxhinjeri Hidroteknikë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit, përgjatë viteve 2002 deri 2007. Aktualisht punon si inxhinjer ndërtimi në qytetin e Vlorës.

Kandidati i pavarur Vasil Bedinaj është 43 vjeç, ka lindur në Vezhdanisht të Vlorës në korrik të vitit 1972 u largua pas vitit '90 në emigracion.

 

 Ai është biznesmen dhe pronar i një hoteli në Vlorë. Bedinaj është drejtues i Shoqatës së Operatorëve turistikë për jugun e vendit. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit bregdetar.

 

KUSH ËSHTË DRITAN LELI, KANDIDATI QË SYNON TË JETË KRYEBASHKIAKU I VLORËS

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova nuk iu përgjigj në telefon, Veliaj i dërgon sms: Jemi gati për fushatë pozitive
Meta për vizitën e Presidentit të Konsujve të Nderit në Shqipëri: Ka rëndësi ekonomike »
Article Logic
Execution time: 0.024254083633423
array(1) { ["section"]=> string(81) "genc-deromemaj-perballe-dritan-lelit-e-e-vasil-bedines-per-bashkine-e-vlores-9109" }