Genc Pollo për RTSH-në: Rama do të ndryshojë ligjin për mikun e tij

Publikuar tek: politike, më 12:39 02-03-2016 Genc Pollo për RTSH-në: Rama do të ndryshojë ligjin për mikun e tij

Deputeti i PD-së, Genc Pollo në deklaratën e tij ka thënë se Edi Rama do të ndryshojë ligjin për RTSH-në, për të emëruar në postin drejtues mikun e tij. Pollo ka thënë se kryeministri ka kontrollin e mediave private dhe tani kërkon të kontrollojë edhe televizionin publik.

Deklarata e deputetit tw PD-sw, Genc Pollo:

“Edi Ramës nuk i mjafton kontrolli që ka arritur të verë mbi mediat private përmes joshjes, blerjes, shantazhit e kopaçes AMA.

Por edhe një media publike si RTSH, megjithëse e komandon de facto, do patjetër ta shtjerë në dorë edhe de jure.

Ligji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus  pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin.

Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. Edhe pse mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Atëhere të ndryshohet ligji thotë Rama. Të ndryshohet ad hominem, për njeriun konkret. Për mikun e bën gjënë të cilën refuzon ta bëjë për mikun tjetër, Prengën e Laçit. Se nuk i leverdis.

E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën nje praktikë pozitive të deritashme.

Dhe për të kuptuar mentalitetin e tij vëreni faktin: Ka emeruar Drejtore të Informacionit madje donte ta emëronte përkohësisht si Drejtoreshë të Përgjithshme e RTSH, shefen e PR në Bashkinë Tiranë deri në 2011”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama ndryshime të reja në qeveri. Ja cilët zëvendësministra emërohen
Deputetja demokrate i thur tre vargje Majlinda Bregut dhe i jep një mesazh me nënkuptim »
Article Logic
Execution time: 0.20696902275085
array(1) { ["section"]=> string(72) "genc-pollo-per-rtsh-ne-rama-do-te-ndryshoje-ligjin-per-mikun-e-tij-34008" }