"Gënjen, nuk e ka shitur", PD publikon policën e sigurimit të mjetit të ministrit Tahiri

Publikuar tek: politike, më 11:26 22-09-2015 Dokumenti i policës i publikuar nga PD

Partia Demokratike përmes deputetit të saj Gent Strazimiri ka akuzuar edhe njëherë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si “pronar të drogës”. Strazimiri publikon policën e sigurimit të mjetit për vitin 2015-2016 me targa tij AA003GB për të cilën ministri ka deklaruar se e ka shitur. “Gënjen paturpësisht.. Nuk e ka shitur”, thotë Strazimiri në deklaratë.

“Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri.

Sipas Strazimirit, mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.

“ Por ai është krenaria e Edi Ramës. Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut. Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie.

Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri”, thotë deputeti i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama:Drejtësia jo mall që shitet e blihet.Tregon edhe bisedën konfidenciale me industrialistin italian, ja çfarë i kërkoi
Gjosha vizitë në Gjermani, Hahn: Mbështesim integrimin, vazhdoni me të gjitha hallkat e procesit »
Article Logic
Execution time: 0.017612934112549
array(1) { ["section"]=> string(90) "genjen-nuk-e-ka-shitur-pd-publikon-policen-e-sigurimit-te-mjetit-te-ministrit-tahiri-21392" }