Gennaro Gattuso jep dorëheqjen si trajner i Milanit

Publikuar tek: sport, më 10:09 28-05-2019 Gennaro Gattuso jep dorëheqjen si trajner i Milanit

Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen si trajner i Milanit. 41-vjeçari kishte lidhur një kontratë deri në vitin 2021.

Megjithatë, ai ka vendosur të anulojë këtë marrëveshje dhe të lirojë vendin në San Siro për dikë tjetër. Gattuso ka pranuar se nuk e ka të lehtë largimin, por ai beson se ndryshimi është më i mirë për të gjithë.

Ai i tha 'Republika': "Vendimi për të lënë stolin e Milanit nuk është e lehtë. Por është një vendim që duhet të bëj. Ishte shuma e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Muaj që jetova me pasion të madh, muaj të paharrueshëm. Historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje e parave ".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071909427642822
array(1) { ["section"]=> string(58) "gennaro-gattuso-jep-doreheqjen-si-trajner-i-milanit-165982" }