Gent Gazheli dhe Saimir Bala dy ambasadorët e rinj shqiptarë, Nishani i dekreton

Publikuar tek: politike, më 14:14 09-02-2016 Gent Gazheli dhe Saimir Bala dy ambasadorët e rinj shqiptarë, Nishani i dekreton Gent Gazheli

Gent Gazheli dhe Saimir Bala do të jenë dy ambasadorët e rinj shqiptarë, pas dekretimit që morën sot nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Gazheli do të shërbejë si ambasador i Shqipërisë në Turqi, ndërsa Bala do të përfaqësojë Shqipërinë në Kuvajt.

Gazheli ka qenë një personazh shumë i sulmuar nga Partia Demokratike për faktin se ai ka patur pozicionin e kryefinancierit në Partinë Socialiste. Më pas ai u emërua në krye të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli tha në 2014 se rasti i Gazhelit ishte një konflikt interesi dhe shkelje e pastër e ligjit nga ana e kryeministrit Rama.

“Pasi i ka siguruar pushtet dhe imunitet klientelës së tij me të shkuar kriminale, duke i emëruar në postet kyçe të administratës e duke i bërë deri deputet, Edi Rama ka menduar që edhe financat e tyre të paligjshme të mos cenohen, madje të legalizohen. Shqipëria mund të jetë rasti unik në botë, që Kryeministri, ia beson pastrimin e parave, kryefinancierit të Partisë së Tij. Kryefinancieri, ai që merr të lashtat nga klientela e Ramës, që siguron donacionet e partisë, tagrambledhësi personal i Ramës, drejton luftën ndaj pastrimit të parave në vend”, reagoi asokohe Zeneli.

Në janar, kandidatët për ambasadorë kanë folur para Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme.  Për dëgjesë kanë qenë Gent Gazheli, Anila Bitri dhe Saimir Bala, zgjedhur nga  Ministria e Punëve të Jashtme për postet e ambasadorëve në Turqi, Itali dhe Kuvajt.Zëvëndësministri Halil Hyseni tha para komisionit se të tre kandidaturat janë në përputhje me ligjin e Shërbimit të Jashtëm.

Diplomati Bala i propozuar për ambasador në Kuvajt e vuri theksin në thellimin e mardhënieve politike në të gjitha nivelet. “Do të synoj projekte konkrete investimesh nga Kuvajti në Shqipëri me fokus turizmin”, theksoi ai.

Ndërsa Gazheli, i cili përveç Turqisë do të mbulojë edhe Iranin e Azerbajxhanin e quajti sfidë punën në këtë shërbim. Megjithatë ai pati kundër deputetin Aldo Bumçi i cili kritikoi mungesën e përvojës së gjatë të Gazhelit.

Nuk dihet tashmë nëse Nishani do të dekretojë Bitrin si ambasadore në Itali, pas shkarkimit të Neritan Cekës.

Bitri, ish-ambasadore në Spanjë renditi si prioritete të punës së saj nëse do të dekretohet vijimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike dhe ngritjen e Institutit Shqiptar të Kulturës në Romë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj për Majkon: Dil më shpesh nga veriu nëse do të bëhesh President
Foli “përçart”, reagon për videon Joleza Koka: Jeni rini me mentalitet të vjetër »
Article Logic
Execution time: 0.015976905822754
array(1) { ["section"]=> string(85) "gent-gazheli-dhe-saimir-bala-dy-ambasadoret-e-rinj-shqiptare-nishani-i-dekreton-32135" }