Genti Daku, i riu shqiptar dekorohet nga Barack Obama

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:59 27-07-2016 Genti Daku, i riu shqiptar dekorohet nga Barack Obama

Pakkujt mund t’ia marrë mendja se një prej të rinjve të paktë dekoruar nga presidenti amerikan Barack Obama është shqiptar. Epo nuk ka më vend për dyshime. Ai është shqiptar, quhet Genti Daku dhe ka dalë si një nga studentët më të mirë, bashkë me 129 të tjerë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U përzgjodh në mes të 3 mijë për vitin 2016. Një nder i jashtëzakonshëm për të, familjen, të afërmit dhe fisin që krenohet dhe për ne, sigurisht, që njësoj si ai jemi shqiptarë.

Nxënës i shkollës së Backburgut, më pas student i Harvard-it, Genti ia ka arritur që kaq i ri të bëjë këtë sukses të merituar.

Zgjedhja e tij mes 129 të tjerëve u bë pas rezultateve të tij të SAT-it, në matematikë dhe lexim. Genti kishte kapur 2390 pikë.

"Unë pata rekomandim nga këshilltari im, i cili më udhëzoi të shkruaja gjashtë ese. Ishin ese në lidhje me ndikimin që kam pasur në komunitetin tim, bindjet e mia’’, rrëfen Genti për mediet amerikane.

Ai njëkohësisht shkroi për fondacionin e prindërve të tij ‘’Fondacioni Shqiptar i të Ardhmes’’, ku Genti u mëson të rinjve anglisht.

Ai u shpall gjysmë-finalist dhe më 4 maj mori lajmin e mirë.

"Babai ishte personi i parë që më njoftoi sepse ai e kishte parë listën në internet por ishte me të vërtetë emocionuese për mua dhe unë sinqerisht nuk e mendoja që do ta fitoja’’, rrëfen momentin e marrjes së lajmit të bukur, studenti i shkëlqyer shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031569004058838
array(1) { ["section"]=> string(58) "genti-daku-i-riu-shqiptar-dekorohet-nga-barack-obama-47836" }