Genti i Djemve të Detit, përcillet në banesën e fundit

Publikuar tek: kulture-art, më 14:26 28-01-2015 Genti i Djemve të Detit, përcillet në banesën e fundit

Sot, u përcoll për në banesën e fundit Gent Demaliaj,  vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”. Homazhet u zhvilluan në hollin e RTSH-së, ku miqtë dhe të afërmit e këngëtarit  rrokier, i bënë nderimët e fundit. Gjatë homazheve, në sfond u vunë këngët e kënduara prej tij.

Artistët dhe kolegët e të ndjerit shprehën ngushëllimet e tyre për Gentin e Djemve të Dedit.

Aurela Gaçe : “Mos qaj, mos qaj për vdekjen o njeri… Genti i Djemve të detit. Kështu të thërrisnin. I paharruar qofsh për familjen, miqtë e gjithë fansat e tu. Luftove gjatë mes sëmundjes por tani shpirti yt prehet në paqe .”

Sidrit Bejleri:"Doli skena e kësaj jete një mik i mirë. Lamtumirë Gent! Zoti të mëshiroftë!

Arian Sukniqi: "Po nisem të shkoj në homazhet e vëllait tonë Gent.. Besoni gjunjët më janë prerë,  fryma po më ndalet nuk di, trishtim të madh po përjetoj. Vëlla po vi të jap duartrokitjet e fundit këtë rradhë , ashtu si dikur, kur ti shpertheje plot pasion . Unë sot s’do qaj se ashtu na porosite ti dikur me këngën tënde ,që jeta jetohet plot pasion. Qoftë i lehtë dheu...”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Replika / Kadare: Letra e Nasho Jorgaqit, e shëmtuar
Filmi shqiptar fiton festivalin e filmit në Filipine »
Article Logic
Execution time: 0.016094923019409
array(1) { ["section"]=> string(58) "genti-i-djemve-te-detit-percillet-ne-banesen-e-fundit-1730" }