Genti, njeriu më i dashur për gazetarët në polici, vlerësohet si shembullor, dhe ja si e komenton

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:01 24-12-2016 Genti, njeriu më i dashur për gazetarët në polici, vlerësohet si shembullor, dhe ja si e komenton Zedhenesi i Policise se Shtetit Genti Mullai duke marre sot certifikaten vleresuese nga drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Haki Cako

Të gjithë gazetarët e njohin Genti Mullain, zëdhënësin e palodhur të policisë së shtetit tek I cili, gjithë mediat drejtohen herë pas here për të marrë informacionin e fundit.


E kemi shqetësuar Gentin në jo pak raste, natën e ditën, dhe Genti Mullai, asnjëherë nuk e ka pasur të fikur telefonin për t'i sqaruar të gjithë.
E keto cilësi positive të tijat, kanë rënë në sy jo vetëm të gazetarëve, por edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila ditën e sotme e vlerësoi zëdhënësin e vet për “Shërbime të dalluara”, raporton newsbomb.al.

Vetë Genti Mullai ka një mesazh për të gjithë në marrjen e kësaj certificate.

Postimi i Gentit

Policia është shtëpia jonë e dytë, për të mos thënë e para për disa, e kur vlerësohesh nga kreu i shtëpisë së Policisë është vërtetë privilegj e kënaqësi që të obligon për më shumë angazhim e impenjim, pavarësisht se Ojeti thotë se atë ditë që të jesh i kënaqur dhe i lumtur me punën tënde, je i humbur.

Edhe unë i këtij mendimi jam. Sepse nuk mendoj se unë jam më i miri, apo i pazëvendësueshmi, nuk mendoj se e bëj punën perfekt dhe të kënaqem, se si unë apo më të mirë se unë ka plot Policia e Shtetit, por mendoj se përditë përpiqem për të bërë më të mirën e mundshme dhe vlerësimi për mua s'është kënaqësi euforike, por është obligim për të bërë akoma më shumë në të ardhmen.

Secila punë kërkon njeriun e tërë, thotë Komenski. Por kjo shprehje do ishte e pa plotësuar po mos ti bashkangjitësh mendimin e Shilerit i cili ka thënë se gjëja më e bukur në jetë është puna e përzier me dashuri, sepse për mua Policia ka qenë e mbetet dashuria ime e parë. Kur e bën punën me dashuri, s'ndjen lodhje, mërzitje e monotoni edhe nga orët e tejzagjutara në punë apo vështirësitë e profesionit.

Faleminderit kreut të shtëpisë së Policisë për vlerësimin që më bëri, faleminderit të gjithë atyre që besojnë e punojnë me mua.

zedhenesi2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16201996803284
array(1) { ["section"]=> string(100) "genti-njeriu-me-i-dashur-per-gazetaret-ne-polici-vleresohet-si-shembullor-dhe-ja-si-e-komenton-63643" }