Gentian Zenelaj thirrje të fortë Metës: Bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti

Publikuar tek: aktualitet, më 07:26 13-07-2018 Gentian Zenelaj thirrje të fortë Metës: Bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti

Paditen e djeshme artistët protestuan sërish përpara Presidencës, për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ata i kërkuan presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin që u votua nga mazhoranca në Kuvend. 

 

Gjatë fjalës së tij aktori Gentian Zenelaj i bëri thirrje presidentit që të mos e njollosë veten.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend delet, por ata që dalin nga reshti. Mbahen mend ujqërit, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp. Kjo s’është Tirana që duam. Ajo atje do jetë një ËC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu. Duam të jemi kanakarë si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne. Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën” – tha Zenelaj.

auto_Zenelaj1531424928.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, ja sa shkojnë temperaturat sot
Nuk ndalen tërmetet, të tjera lëkundje, ja ku zhvendoset epiqendra »
Article Logic
Execution time: 0.018393039703369
array(1) { ["section"]=> string(93) "gentian-zenelaj-thirrje-te-forte-metes-behu-burre-do-jesh-i-dyti-pas-majkos-qe-del-nga-127726" }