George Clooney: Donald Trump nuk do të bëhet president i SHBA

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:38 12-05-2016 George Clooney: Donald Trump nuk do të bëhet president i SHBA

Aktori, regjisori, skenarist dhe producenti i njohur amerikan, George Clooney në Festivalin e 69-të të filmit në Kanë të Francës deklaroi se “Donald Trump nuk do të marrë postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Duke u drejtuar gazetarëve në ditën e dytë të festivalit prestigjioz, aktori amerikan u përqëndrua në fushatën aktuale presidenciale në vendin e tij, duke theksuar se kandidati republikan nuk do të fitojë postin e presidentit amerikan.

“Trump, nuk do të bëhet president. Kjo nuk do të ndodh pasi frika nuk është ajo që lëviz vendin tonë”, tha Clooney i cili në festivalin e filmit prezantoi filmin e tij të ri "Money Monster" në regji të Jodie Foster.

Në garën për çmimin kryesor “Palma e Artë” sivjet garojnë gjithsej 17 filma në Festivalin e 69-të me radhë të filmit i cili zgjat deri më 22 maj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025972127914429
array(1) { ["section"]=> string(66) "george-clooney-donald-trump-nuk-do-te-behet-president-i-shba-40270" }