George Soros financon fushatën ‘Pro BE’ në Britaninë e Madhe

Publikuar tek: bota, më 18:35 11-02-2018 George Soros financon fushatën ‘Pro BE’ në Britaninë e Madhe

Miliarderi hungarez George Soros i njohur në mbarë botën si themeluesi i “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” ku shpesh është akuzuar në shumë shtete de nga liderë të ndryshëm, për ndikime në vendimarrje apo në zgjedhje elektorale, këtë herë ka nisur një fushatë të re në Britaninë e Madhe për ta rikthyer atë në Europë.

Soros e quan “gabimë tragjik” votimin e britanikëve për të dalë nga komuniteti evropian e cila do të ketë një pasojë  të madhe në ekonominë, si dhe ndikimin e saj një arenën ndërkombtare. Soros më tej është shprehur se ndihen një dashuri të pamasë për Britaninë, duke e quajtur si shtëpinë e tij të dytë.

Anglia për të është vendi ku ai erdhi qysh fëmijë dhe u detyrua të largohej nga vendilindja e tij Hungaria, vetëm pak ditë pas pushtimit të nazistëve. Soros ka konsiderat të lartë për Anglinë dhe se këtu sipas tij ai njohu vërtetë një shoqëri të hapur, dhe njërëz me vlera të paçmuara gjatë kohës kur ai studjonte në “London School of Economics and Political Science”, siç ishte filozofi i njohur Karl Popper.

"Nën ndikimin e tij kam arritur të dallojë një shoqëri të hapur - në të cilën njerëzit zgjedhin udhëheqësit e tyre, ku këta të fundit duhet ti shërbejnë  interesave të elektoratit të tyre - dhe një shoqëri të mbyllur, në të cilën sundimtarët shfrytëzojnë njerëzit nën kontrollin e tyre.

Unë e konsideroj Brexit një gabim tragjik!

Lejimi i referendumit për shkëputjen ishte një gabim fatal.

Humbje e humbjes së propozimit si për Britaninë ashtu edhe për Evropën".

Britania do të humbasë pjesën më të madhe të ndikimit të saj global"

Meqënëse Brexit është një humbje e humbjes së propozimit, rrjedh se një votim parlamentar për të ndaluar Brexit do të ishte e kundërta e saj.

Por një ndryshim i thjeshtë i shumicës 52:48 për Brexitin nuk mjafton.

Shumica për të qëndruar duhet të jetë shumë më e madhe për të bindur Europën se qëndrimi i Britanisë ndaj Evropës ka ndryshuar rrënjësisht dhe vendimi i saj meriton të merret seriozisht,” shprehet Soros.

Në fund të deklaratës së tij ai është shprehur se ndihet i zhgënjyer me të vjetrit që votuan pro Brexit pasi ata  në njëfarë mënyre ndikuan edhe në fatin e shumë të rinjëve. Për këtë arsye ai mendon se të rinjtë britanik dhe pjesa  më e madhe e saj ka nevojë për një mundësi të dytë  pasi ka rënë pre e disa udhëheqësv populistë që kanë ndërmarrë një fushatë të rreme.

"Ne mendojmë se populli britanik meriton një fjalim të fundit mbi marrëveshjen e Brexit dhe beson se vendi është udhëhequr nga një kthesë e rrezikshme e rreme,” ka thënë Soros sipas së përditëshmes “The Sun”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin pamjet tronditëse nga rrëzimi i avionit me 71 persona në bord (VIDEO)
Lojrat olimpike në Korenë e Veriut/ Të gjithë bien në dashuri me nxitëset e tifozëve, nuk janë aspak si i imagjinoni (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.16629385948181
array(1) { ["section"]=> string(65) "george-soros-financon-fushaten-pro-be-ne-britanine-e-madhe-109917" }