Geraldina apo CLASS? Ja cilën kompani ka zgjedhur familja mbretërore dhe pretendimet e qytetarëve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:02 29-07-2016 Geraldina apo CLASS? Ja cilën kompani ka zgjedhur familja mbretërore dhe pretendimet e qytetarëve

Elia Zaharia ka zgjedhur kompaninë "Class by Alketa Vejsiu" për organizimin e eventit të dasmës mbretërore.

Ajo ka njoftuar miqtë e saj për zgjedhjen e bërë dhe e ka falenderuar atë për standartet e larta që ofron, duke e vlerësuar si një partnere të denjë.

"Të dashur miq, dëshiroj të uroj publikisht kompaninë Class by Alketa Vejsiu, e cila u përzgjodh nga konsulentët e eventit, për të organizuar dasmën mbretërore. Gjithashtu dëshiroj ta falenderoj publikisht për standartet e larta që ofron, duke u bërë një partnere e denjë e këtij organizimi! Jam e bindur që me energjinë pozitive dhe profesionalizmin që e karakterizon, do të na bëje krenare ate ditë, duke u bërë pjesë e historisë së dasmave mbretërore!"-shkruan Elia.

Ndërkohë që një komentuese ka dhënë një mendim të saj për të vendosur në krye të organizimit  “Geraldina Sposa” meqë ka dhe emrin e mbretëreshës Geraldinë.

“ E dashur Elia nuk e vë në dyshim punën dhe elegancën e organizimit të kompanise class ..... po mos përshtatej më shumë Geraldina Spossa !!! Se përshtatet dhe me emrin e nënës mbretereshë !!!! ..... ky është vetëm mendimi im thjeshtë ... po zgjedhja është e juaja !!!!! ju përshëndes !!”-shkruan komentuesja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079128742218018
array(1) { ["section"]=> string(102) "geraldina-apo-class-ja-cilen-kompani-ka-zgjedhur-familja-mbreterore-dhe-pretendimet-e-qytetareve-48146" }