Geraldina konfirmon: Fustani nusërisë së Etida Topit, vajzës së presidentit, u krijua enkas për të

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:34 24-07-2016

Geraldina Sposa ka konfirmuar se fustani që ka mbajtur veshur gjatë ceremonisë, Etida Topi, vajza e ish-presidentit Bamir Topi, ka qenë i krijuar enkas për të.

“Ju urojmë të dielë të bukur dhe trashëgime të gjitha nuseve sot. Ndërkohë jemi shumë të lumtur që mbrëmë kemi celebruar një dasmë shumë të veçantë, atë të Etida Topit me Ilir Bregasit. Të lumtur sepse vajza e ish Presidentit zgjodhi një fustan shqiptar, të linjës Geraldina Sposa, krijuar enkas për të”, shkruhet në faqe.

Dasma e çiftit Topi dhe Bregasi tërhoqi vëmendje të madhe në media për shkak edhe të të ftuarve të famshëm që merrnin pjesë. Dhe ndërkaq, duket se çdo gjë eshtë përgatitur me ditë me radhe nga Geraldina Sposa. Një staf i plotë i kësaj sipërmarrjeje të madhe martesash, ështe kujdesur për çdo detaj të ceremonisë luksoze. Që nga lulet, dekori, rregullimi i vendeve, vendosja në menyrë perfekte dhe të rregullt të të ftuarve, pra çdo gjë në vendin e duhur, për një ceremoni martese që çdo vajzë e çdo djalë do ta kishte ënderr për ditën e vet të martesës.

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029011011123657
array(1) { ["section"]=> string(101) "geraldina-konfirmon-fustani-nuserise-se-etida-topit-vajzes-se-presidentit-u-krijua-enkas-per-te-47566" }