Gerard Depardieu: Po shkëpus çdo lidhje me Francën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:28 04-09-2015 Gerard Depardieu: Po shkëpus çdo lidhje me Francën

Ylli i kinemasë franceze me famë botërore, Gerard Depardieu, njoftoi se do të shesë pasuritë e patundshme të tij në vend.

Aktori 66 vjeçar Depardieu, në një kanal televiziv ka theksuar se tashmë dëshiron të shkëpusë të gjitha lidhjet me Francën.

Depardieu, i cili në Francë ka një kështjellë, vreshtat me rrush dhe restorante luksoze në Paris tha se "do ti shes të gjitha pronat e mia në Francë. Dëshiroj të iki e të largohem nga ky vend. Dua të shkoj në një vend tjetër ku të jetoj dhe të punoj me njerëzit që dua. Nuk e miratoj mënyrën e shpenzimeve të taksave tona".

Ai, duke theksuar se nuk ka ndonjë problem personal me francezët, tha se urrente pushtetin në vende të tilla si Gjermani, Itali dhe kryesisht në Francë.

Depardieu, për shkak të taksave në Francë ka drejtuar kritika të ashpra kundër pushtetit dhe vendbanimin e tij e ka transferuar në Belgjikë, ndërsa në vitin 2013 me leje të veçantë nga presidenti rus Vladimir Putin ai mori nënshtetësinë ruse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025297880172729
array(1) { ["section"]=> string(55) "gerard-depardieu-po-shkepus-cdo-lidhje-me-francen-19983" }