Gërmimet për “Velierën”, ja ç’zbuluan arkeologët nga antikiteti (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:38 27-03-2017 Gërmimet për “Velierën”, ja ç’zbuluan arkeologët nga antikiteti (FOTO)

Gërmimet arkeologjike në kantierin e ndërtimit të “Velierës” në Durrës kanë nxjerrë në dritë disa varre dhe struktura murale.

Deri më tani janë zbuluar 3 varre. Arkeologët thonë se njëri prej sondazheve do të kryhet për zbulimin e murit rrethues të qytetit, mbuluar me çakull në janar të këtij viti, përpara se të kishte një kontratë zyrtare midis bashkisë dhe ministrisë së Kulturës.

Deri në këtë pikë të gërmimeve arkeologjike, nuk ishte dokumentuar asnjë varr i zbuluar. Por “Amfora.al”, disa ditë përpara se të lidhej kontrata e vonuar prej dy muajsh, midis bashkisë Durrës dhe institucioneve të kulturës, dokumentoi praninë e një “strukture”, që sipas arkeologëve që prej vitesh e eksplorojnë nëntokën e Durrësit, ishte një varr, periudha e të cilit nuk është përcaktuar. Ai u largua nga sheshi së bashku me dherat dhe vendndodhja e tij ishte pak metra larg varreve të zbuluara këto ditë.

 

veliera_2.jpg

 

veliera_3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfen regjisori i filmave të komunizmit: Këto janë skenat erotike që i censurova në 1985-ën
Artistët e Teatrit Metropolitan shkëlqejnë te “Reja”, surprizojnë me shfaqjen e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.021252870559692
array(1) { ["section"]=> string(71) "germimet-per-velieren-ja-c-zbuluan-arkeologet-nga-antikiteti-foto-73237" }