Gerta Lokut i vjen një super ofertë nga bashkëshortja e Koço Kokëdhimës

Publikuar tek: politike, më 15:10 01-10-2017 Gerta Lokut i vjen një super ofertë nga bashkëshortja e Koço Kokëdhimës

Rigerta Loku është personazhi më i famshëm aktualisht në Shqipëri, të gjitha mediat flasin për të dhe videot e fjalimit të saj në Parlament ditën e djeshme bëjnë ende xhirron e rrjetit.

Menjëherë pas fjalimit goditës ajo u pa me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi. Gerta më parë ka garuar për deputete, ndërsa që forcat politike i kanë bërë oferta kjo tashmë nuk është sekret.

Brixhida Kokëdhima i bën një ftesë të hapur për t’iu bashkuar lëvizjes Zgjidhja, e themeluar vetëm pak muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Koço Kokëdhima.

“Rigerta Loku, kjo grua e mençur dhe tepër e qartë, e sinqertë dhe me vizion i kërkoi deputetëve e qeverisë të kthejnë sytë nga fshati.

Ata nuk e bëjnë dot!

Thjesht sepse nuk e kanë aspak prioritet zhvillimin e vendit, nuk kanë asnjë vullnet real, asnjë aftësi, nuk punojnë dhe nuk kane vizionin e duhur as për fshatin e as për Shqipërinë tonë!

Gertës i them dashamirësisht; Nuk duhet t'i lutemi më të kthejnë sytë nga ne që i votojmë, as të qajmë për fatin tonë, por ti kërkojmë llogari, në çdo formë, mjet e mënyrë! Ndryshe do mbetemi si sot e më keq! Shqetësimi yt i vërtetë dhe dashuria jote për vendin tënd janë pikërisht ndër vlerat që mishëron ZGJIDHJA ndaj bashkoju ZGJIDHJES e mira Gerta! E vetmja mundësi për vendin tonë!”, shkruan Brixhida Kokëdhima në rrjetin social.

Article Logic
Execution time: 0.012340784072876
array(1) { ["section"]=> string(77) "gerta-lokut-i-vjen-nje-super-oferte-nga-bashkeshortja-e-koco-kokedhimes-94359" }