Gerti Çarçani tregon objektivin e FSHF për vitin që vjen në futbollin shqiptar

Publikuar tek: sport, më 22:00 26-12-2017 Gerti Çarçani tregon objektivin e FSHF për vitin që vjen në futbollin shqiptar

Gerti Çarçani, drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në FSHF ka folur për objektivin e punë së FSHF në vitin e ardhshëm për zhvillimin e futbollit.

I ftuar në “Pasdite në Top Channel” Gerti Çarçani u shpreh se “prioriteti i Federatës Shqiptare të Futbollit është futbolli i fëmijëve”.

Më tej Gerti Çarçani u shpreh se puna e tij “nuk janë thjesht njoftimet për mediat apo konferencat, por një punë me të gjitha moshat, për të reflektuar pjesën që futbolli është pasion, sidomos për fëmijët”.

“Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë. Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve”, tha Çarçani.

Në lidhje me trajnerin e kombëtares Christian Panuçi, tha: “Është shumë rigoroz, por lojtarët tanë luajnë jashtë, janë profesionistë dhe e shikojnë këtë si diçka normale. Me disiplinën, Panuçi nuk bën kompromis”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shakohoxha braktis futbollin, ja sporti i pazakontë që ndjek (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.022819042205811
array(1) { ["section"]=> string(85) "gerti-carcani-tregon-objektivin-e-fshf-per-vitin-qe-vjen-ne-futbollin-shqiptar-104468" }