Gështenjat... ‘mbreti i vjeshtës’! Jo vetëm për t’u ngrënë, këto janë funksionet e tyre çudibërëse

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 08:52 06-10-2018 Gështenjat... ‘mbreti i vjeshtës’! Jo vetëm për t’u ngrënë, këto janë funksionet e tyre çudibërëse Geshtenja

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

Gështenjat janë “mbreti i vjeshtës”. Përvecse me aromë të shkëlqyer gjatë pjekjes, dhe me vlera të jashtëzakonshme  per organizmin tonë, gjithnjë e më të përdoruara në receta të ndryshme kulinare, gështenjat mund të konsiderohen pa frike si “shporta” magjike prej së cilës trupi ynë përthith njëherësh  kripëra minerale,  proteina dhe vitamina.  Edhe pse numri i kalorive që përmbajnë nuk është  i  vogël, përsëri gështenjat janë një ushqim shumë i rëndësishëm, falë së cilave në mënyrë natyrale trajtojmë dhimbjet muskulare, ato kockore,përmisojnë mikroqarkullimin, lirojnë rrugët e frymëmarrjes dhe largojnë kollën e lehtë, që nis në mesvjeshtën e çdo viti. Ky frut i tejbushur me vlera ushqyese, përgjatë gjithë sezonit të tij, duhet të jetë i pranishëm në tryezat tonë të paktën tri herë në javë, mbi të gjitha kur ndjehemi të stresuar apo të lodhur, sepse gjatë ngrënies së gështenjave, të pjekura apo të ziera, ne nuk marrim vetëm kënaqësinë e shijes por edhe vlera të shumta energjike, të cilat na “karikojnë” shëndetshëm , e vec kësaj janë perfekte edhe për  kategorinë e sportistëve, gjimnastëve, apo  aktiviteve të ndryshme  sportive që mund të ushtrojmë, noti, danci, hecje në natyrë, fitness etj.

 ‘Buka e të varfërve” …“Buka-Pemë”

Mos u çudisni nëse në disa qytete franceze në vend të gështenjave do të dëgjoni të flitet për  “Pemën e Bukës”… Apo nësë në Italinë dhe Greqinë  e  lashtë emërtimi për gështenjat ishte “Buka e të varfërve”. Gjithnjë gështenjat janë kultivuar, mbledhur dhe përpunuar për të përmbushur nevojat ushqimore jo  vetëm të stinës por edhe të gjithë vitit.  Ato ishin përbërësi esencial i popujve e kryesisht të varfërve. Sepse shuanin urinë në stinën e ftohtë të dimrit, ruheshin dhe konservoheshin gjatë për muajt e pranverës dhe verës, deri në tetorin e ardhshëm.    

 Falë përbërsve të shkëlqyer që përmban ky frut ofron bazën e një ushqyerje të shëndetshme, madje ato i zëvendësojnë denjësisht drithërat, aq të cmuara për vlerat  ushqyese. Nga pikëpamja ushquese , gështjenjat kanë një përqindje të  lartë  të proteinave, kripërave minerale ( kryesisht potassium, fosfor, magnesium , kalcium,  hekur) dhe vitamina C, B1, B2. Gjatë pjeksës së tyre disa nga vlerat e gështjenjave kthehen në sheqerna të thjshta, gjë e cila përbën një rrezik për të sëmurët me diabet, të cilët duhet ti kosnumojnë ato në mënyrë të moderuar, por në të njëjtën kohë gështenjat janë rekomandimi më i mirë natyror për të gjithë ata që janë anemk ose vuajnë  nga bronkiti dhe diarreja.

Maskë me Gështenja: Gështenjat eliksir i bukurisë

Gështenjat mund ti përdorim si maskë për fytyrën apo si scrub për trupin…Cilado të jetë zgjedhja, në të dyja rastet e ushqejmë dhe hidratojmë lëkurën e trupit apo të fytyrës sonë, me pak kosto dhe me shumë vlera.

Për fytyrën:

Vini të zieni 10-20 kokrra gështenja dhe brumin e tyre më pas e vendosim në frulator, sëbashku më tri lugë miell ose qumësht dhe gjysmë portokalli të shtrydhur. Pasi të kemi formuar një masë homegjene duke I përzier në frulator, e vendosim maskën në pjesën e qafës, dhe të fytyrës, duke përjashtuar zonën e syve dhe e mbajmë për 15-20 min, dhe më pas e pastrojmë fytyrën më ujë të bollshëm në temperaturë ambjenti. Pas kësaj ju do ta ndjeni lëkurën shumë të hidratuar. Mund ta përsërisni të paktën një herë në javë këtë maskë.                               

Për trupin:

Për të eksfoliuar trupin dhe për ti larguar atij të gjitha qelizat e vdekura rekomandimi do të ishte përdorimi i miellit të gështenjave (të cilin lehtësisht e gjejmë në markete të ndryshme)

10 lugë miell gështenjash përziehen me 5 lugë vaj ulliri .Masën e vendosim në lëkurën e triupit që duam të hidratojmë dhe e mbajmë për 20 min dhe në fund e lajmë me ujë të bollshëm. Ky është një scrub i shkëlqyer për lëkurën në muajt tetor-nëntor, pasi tanimë ne jemi më të veshur se disa muaj më parë dhe trupin ynë ka nevojë të eksfoliohet herë pas herë , në mënyrë që lëkura të mos ashpërsohet duke shtresezuar qeliza të vdekura . Blerina e Florecenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koha të pastrojmë trupin, Blerina zbulon 3 çajrat që na DUHEN
»
Article Logic
Execution time: 0.016457080841064
array(1) { ["section"]=> string(98) "geshtenjat-mbreti-i-vjeshtes-jo-vetem-per-t-u-ngrene-keto-jane-funksionet-e-tyre-cudiberese-136811" }