Getoari poston foto me Marinën dhe e quan mbretereshën e tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:55 16-01-2016 Getoari poston foto me Marinën dhe e quan mbretereshën e tij

Reperi Getoar Selimi ka publikuar për herë të parë një foto me të dashurën e tij, moderatoren e njohur Marina Vjollca, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre.

Nga Parisi, aty ku çifti ndodhet, Getoari ka preferuar që foton ta shoqërojë me një dedikim të veçantë për atë që ai e quan mbretëreshë. “Asgjë nuk ndriçon më shumë se ty, mbretëresha ime”, shkruan Geti për Marinën.

Çifti u mundua për një kohë të gjatë ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre, por foto e shumta të publikuara në media, konfirmuan se ata ishin bashkë. Marina dhe Geti gjithashtu bashkjetojnë në Tiranë, ndërkohë që reperi nga Kosova pak ditë më parë mori nënshtetësinë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018800020217896
array(1) { ["section"]=> string(66) "getoari-poston-foto-me-marinen-dhe-e-quan-mbretereshen-e-tij-30184" }