Gianluigi Buffon, tre minuta larg rekordit të pathyeshmërisë

Publikuar tek: sport, më 16:15 12-03-2016 Gianluigi Buffon, tre minuta larg rekordit të pathyeshmërisë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk ka pesuar gol qe prej me shume se 10 ndeshjesh dhe nuk eshte vecse 3 minuta larg rekordit te pathyeshmerise ne kampionatin e Italise, pas fitores se ekipit te tij te premten ne mbremje ndaj Sassuolo (1-0).

Buffon nuk ka pesuar gol qe prej 926 minutave, qe prej 10 ndeshjesh qe nga fitorja e Juves ndaj Sampdoria me 10 janar per javen e 19-te te kampionatit.

Torinezet fituan 2-1 dhe goli i kundershtareve, i fundit ne kete sezon, iu shenua Buffonit nga Antonio Cassano, shkruan Ata.

Nese nuk peson gol per tre minuta te dielen e ardhshme ne derbin perballe Torinos (java e 30-te), Buffon do te thyeje rekordin absolut te pathyeshmerise per nje portier ne Serine A.

Ky rekord mbahet aktualisht nga Sebastiano Rossi, portier i AC Milan, gjate sezonit 1993-94, kur ai nuk pesoi gol per 929 minuta.

Ne ndeshjen ndaj Sassuolo, Buffon theu rekordin per nje portier te Juventusit, qe i perkiste Dino Zoff me 903 minuta pa pesuar gol ne sezonin 1972-73.

Ne moshen 38 vjecare, Buffon eshte gjithnje portieri me i mire i Italise dhe nje prej me te mireve ne Evrope.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interi fiton dhe “shikon” Europën
KF Tirana, Veliaj premton sërish zgjidhje: Jemi duke diskutuar »
Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197
array(1) { ["section"]=> string(65) "gianluigi-buffon-tre-minuta-larg-rekordit-te-pathyeshmerise-34916" }