Gianni De Biasi: Kundër Armenisë do të luajnë ata që janë të përgatitur

Publikuar tek: sport, më 16:28 21-01-2015 Gianni De Biasi: Kundër Armenisë do të luajnë ata që janë të përgatitur

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi pas vizitës në klubin e Tiranës, ka vizituar qendrën stërvitore të Partizanit për të ndjekur nga afër stërvitjen e djemve të Duros, ndërsa foli dhe për eliminatoret. 

"Kisha dëshirë të shikoja punën që bëjnë kolegët në kampionatin shqiptar me të cilët diskutova edhe rreth gjendjes fizike të disa lojtarëve. Ne i ndjekim të gjithë. Edhe kur unë nuk jam i pranishëm këtë e bëjmë nëpërmjet televizorit dhe internetit. Mungojnë edhe dy muaj nga ndeshja shumë e rëndësishme me Armeninë. Duhet të kërkojmë të marrim në kombëtare lojtarët që janë më mirë fizikisht dhe në këtë optikë po vëzhgojmë edhe disa prej tyre që luajnë në Kampionatin Shqiptar", ka theksuar De Biasi.

Disa prej kuqezinjve të De Biasit kanë ndryshuar destinacion gjatë këtij dimri, por trajneri nuk nxitohet me përfundime, duke theksuar se e rëndësishme është që ata të integrohen sa më shpejt te skuadrat e reja.

"Kam folur me të gjithë lojtarët që kanë ndryshuar skuadër. E rëndësishme është që të ambientohen sa më shpejt dhe të luajnë për të fituar sa më shumë ekperiencë. Lenjani te Rennes? Shpresoj që kjo skuadër t'i japë sa më shumë eksperiencë por do ta tregojë koha nëse kjo është skuadra e duhur për të", ka shtuar De Biasi.

58-vjeçari la një derë të hapur edhe për prurjet e reja në Kombëtare nga Kategoria Superiore, duke nënvizuar se nën drejtimin e tij, kuqezinjtë kanë afruar shumë lojtarë nga kampionatio vendas. Njëri prej tyre është edhe Alban Hoxha, të cilin De Biasi e konfirmon në grupin që drejton pas mungesës së gardianit të Partizanit për dy miqësoret e Francës dhe Italisë.

"Alban Hoxha është pjesë e tre portierëve të mi titullarë. Ai është një portier që më pëlqen shumë por mbi të gjitha më pëlqen sepse është një njeri serioz në punën që bën", ka nënvizuar italiani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Impianti “Old Trafford”, Teatri i Ëndrrave apo Teatri i Minjve…
Ndeshja Tirana-Apolonia jo në kryeqytet! Luhet në ”Niko Dovana” »
Article Logic
Execution time: 0.052517890930176
array(1) { ["section"]=> string(75) "gianni-de-biasi-kunder-armenise-do-te-luajne-ata-qe-jane-te-pergatitur-1127" }