Gianni Overi, Konsull i Nderit të Shqipërisë në Itali. Suksesi, dashuria për shqiptarët dhe detajet e jetës së biznesmenit që bashkëpunon me Gagën e Beckham

Publikuar tek: kulture-art, më 13:51 11-02-2016

Gianni Overi konsulli i Nderit për Shqipërinë në Itali, një italian që ndihmon shqiptarët. Me të ka qëndruar për 24 orë Ardit Gjebrea, për të realizuar reportazhin që ju shihni në këtë video. Pse ka përzgjedhur Overin? Sepse është një njeri i rrallë dhe me vlera që ndihmon shqiptarët në vendin e tij, Firence. Por njëkohësisht një njeri shumë i suksesshëm.

Overi është një biznesmen i fuqishëm dhe siç e thotë edhe Gjebrea: ‘’Është historia e atit që nis një biznes dhe bijtë e tij e çojnë në majat e biznesit botëror’’.

Gjebrea e nis reportazhin nga shtëpia e Overit, një shtëpi me sende shumë të rralla, për t’u drejtuar në zyrat e biznesmenit. Overi ka në zotërim ‘’Form Italia’’, kompaninë e mobiljeve shumë të njohur edhe në botë.

Overi tregon Showroomin me mobiljet e kompanisë së tij duke shpjeguar edhe axhendën e tij ditore.

‘’Lady Gaga është një këngëtare e njohur. Mendojmë të bëjmë një bashkëpunim së bashku. Pse jo? Kurse David Beckham është një futbollist i njohur që ka një ide shumë të bukur dhe që do të na i thotë. Dhe kur ta realizojmë, ti do jesh i pari që do ta marrësh vesh’’, i rrëfen Gjebresë, Overi.

Konsulli tregon se po e mbështet shumë Shqipërinë, duke sjellë shembullin e një biznemeni të fuqishëm në Azerbajxhan që dëshiron të jetë Konsull Nderi i Shqipërisë në Azerbajxhan.

‘’Shqipëria nuk duhet promovuar vetëm në Itali, por në gjithë botën. Ky është zotimi ynë’’, tregon Overi.

Më pas Overi e shoqëron Gjebrenë në zyrën e arkitektëve, zdrukthtarisë…me helikopter shkon të takojë biznesmenë potencialë për të investuar në Shqipëri. Reportazhi sjell pamjet e jashtëzakonshme të qytetit të bukur të Firences.

Si i lindi dëshira për të qenë Konsull Nderi?

‘’Gjithnjë kam qenë i magjepsur dhe i dashuruar me Shqipërinë. Kam parë edhe dëshirën e këtij qyteti për të rrezikuar dhe kur m’u dha mundësia të përfaqësoja Shqipërinë në Toskanë, më mbushi me gëzim’’, është përgjigja e Overit.

Dhe të qenit Konsull për të është diçka e brendshme, që vlen më shumë se paratë…

‘’Pse nuk zgjodhe rumunët?’’ e pyet Gjebrea-Overin dhe përgjigja është shumë e thjeshtë: ‘’Sepse nuk kam qenë asnjëherë në Rumani, s’kam asnjë lidhje shpirtërore me ta. Shqipërinë e kam përjetuar për 20 vjet dhe e ndjej si atdheun tim të dytë. Kur një gjë e ndjen ta bësh, e bën dhe nuk pret gjatë’’.

Overi ka bërë shumë për shqiptarët dhe një nga aktet e tij më të rëndësishme është edhe hapja e një shkolle shqipe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 99 vjetori i lindjes së emblemës Musine Kokalari, si kujtohet sot
Trilogjia poetike “Eter dhe bij” paraqitet përpara shqiptarëve të Selanikut »
Article Logic
Execution time: 0.019767045974731
array(1) { ["section"]=> string(159) "gianni-overi-konsull-i-nderit-te-shqiperise-ne-itali-suksesi-dashuria-per-shqiptaret-dhe-detajet-e-jetes-se-biznesmenit-qe-bashkepunon-me-gagen-e-beckham-32308" }