Gigi Hadid shpallet modelja e vitit në Londër (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:07 06-12-2016 Gigi Hadid shpallet modelja e vitit në Londër (Foto)

Modelja amerikane, Gigi Hadid është shpallur modelja më e mirë e vitit, ndërsa stilisti britanik, Alexander McQueen është shpallur marka më e mirë britanike gjatë ndarjes së Çmimeve të Modës për vitin 2016.

Stilistët më të mirë të kësaj industrie, modele dhe adhurues i kanë bërë ballë motit të ftohtë të dimrit në Londër për të parakaluar në tapetin e kuq para “Royal Albert Hall” ku është mbajtur ceremonia.

21-vjeçarja, Hadid e ka mundur motrën e saj të vogël, Bella dhe modelet e tjera si Kendall Jenner, Adwoa Aboah dhe Lineisy Montero në kategorinë e modeles më të mirë.

Alexander McQueen u emërua si marka më e mirë britanike, ndërsa Gucci e ka marrë çmimin për lider biznesi ndërkombëtar.

gigli1.jpggigli3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020562887191772
array(1) { ["section"]=> string(56) "gigi-hadid-shpallet-modelja-e-vitit-ne-londer-foto-61761" }