Giroud dhe Payet i jepin fitoren e parë Francës në Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 21:59 10-06-2016

Franca bëri atë që të gjithë prisnin, fitoi në ndeshjen hapëse të kampionatit europian përballë Rumanisë. 

Për Olivier Giroud ky do të jetë goli më i veçantë në karrierë pasi ishte ai që shënoi i pari në “France 2016”.Giroud ka kaloi vendasit në avantazh në minutën e 56, ndërsa Stade de France shpërtheu në brohoritje.

Megjithatë, Rumania tregoi në fushë një nivel të denjë për Europianin dhe 10 minuta më vonë arriti të sigurojë një penallti. Stancu realizoi me sukses nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur sërish barazpeshën në Paris.

Por, Dimitri Payet, vetëm 2 minuta përpara  mbarimit të kohës së rregullt, kaloi sërish në avatazh Francën. 29 vjeçari realizoi një gol fantastik dhe tepër të vlefshëm për ekipin e tij që siguron 3 pikët para. 

Ndeshja e radhës e Grupit A është ajo mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet nesër në orën 15:00.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi nga Franca para ndeshjes me Zvicrën: S’i trembemi asnjë kundërshtari, Xherdan Shaqirin do ta mbajmë larg portës sonë
Granit Xhaka ka një dedikim emocionues për vëllain “kundërshtar” »
Article Logic
Execution time: 0.021682977676392
array(1) { ["section"]=> string(66) "giroud-dhe-payet-i-jepin-fitoren-e-pare-frances-ne-euro-2016-43126" }