Gishtin në plagë, as si Metropolitani, por dhe asgjë fare, jo e jo

Publikuar tek: analiza-komente, më 12:45 12-02-2015 Gishtin në plagë, as si Metropolitani, por dhe asgjë fare, jo e jo

Nga Vasil Sofokli Tole

“Në një intervistë, të fundit nga rradha dhënë për mediat shqiptare, artistja lirike me njohje ndërkombëtare zonja e nderuar Ermonela JAHO, preku temën e nxehtë të mbështetjes së artit në Shqipëri, e posaçërisht të artit muzikor. Po e citoj « ad litteram » : … nuk mund të kërkoj kashen (pagesën-shënimi im) atë që marr jashtë shtetit, në vendin tim. Çfarë po i jap vendit tim? Vendi im është në vështirësi. Unë dua të jap eksperiencën time. Kjo është hera e dytë që kam ardhur edhe e bëj për vendin tim. Nuk do të bëhem e pasur në vendin tim. Jam dakord që artisti duhet të paguhet. Në një vend si ky i yni, në një teatër që po rilind, duhet të nisë nga diçka. Nuk mund të marrim një standard si ai i Metropolitantit apo i Parisit.


Eshtë e mirëkuptueshme që artistë interpretues të këtij kalibri të mbajnë kontaktet e vazhdueshme artistike me vendlindjen, kuptohet krahas atyre marrëdhënieve familjare dhe shoqërore aq të çmuara për çdo njeri. Artistët tanë interpretues në botë si Inva Mula, Saimir Pirgu, Enkelejda Shkoza, Frano Lufi, Josif Gjipali, Adrian Xhema etj e kanë bërë këtë gjë në vijimësi dhe publiku shqiptar i ka prekur arritjet e tyre të rëndësishme dhe i ka duartrokitur përzemërsisht.
Në këtë pikë nuk po merrem me faktin që çdo artist i cili dëshiron të mbështesë një kauzë në vendin e tij është gjithashtu i mirëpritur ta bëjë atë individualisht dhe me financat e veta, kjo përmes nismave personale, organizimit të ëorkshopeve, ngritjes së fondeve e gjithshkaje tjetër, në liri të plotë. Çështja shtrohet se si duhen organizuar marrëdheniet kur artistë të shquar përfshihen në kalendarët artistikë të institucioneve shtetërore, të cilat ekzistojnë prej vitesh dhe shpenzojnë para publike për përmbushjen e misionit të tyre? Pra, cilat janë ato mekanizma që duhet të funksionojnë që artistë të këtij kalibri si Ermonela të jenë prezent në skenat shqiptare, kjo jo thjesht për patriotizëm, por duke i parë ata si vlera artistike të çmuara të cilat kanë një çmim për tu paguar!
Artistët duhen paguar, ashtu si edhe artistët tanë të operas e baletit, falë të cilëve prej gati 62 vitesh publiku ndjek, prek dhe shijon veprat me të shquara të repertorit operistik kombëtar e botëror. Në kushtet e integrimeve evropiane, është tërësisht e mundur gjetja e rrugëve dhe formave që kalendari artistik vjetor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të “vizitohet” natyrshëm dhe me pagesë edhe nga interpretë të kalibrit europian e më gjerë! Forma bazë është që Teatri i Operas brenda mundësive të buxhetit të tij ose përmes bashkëpunimeve me donatorë të paguajë kontributin e këtyre artistëve; më tej mund ti shpërblejë ata nga shitjet e biletave dhe pse jo, një formë mund të jetë përdorimi i fondeve të ekselencës që qeveria shqiptare jep çdo vit për supertalentet në fushën e artit dhe shkencës, gjë e cila kërkon që për këtë të shtrohen rrugët e mirëkuptimin mes Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës. Në çdo rast, ajo që përjashtohet është mospagimi i vlerave artistike të krijuesve dhe interpretuesve, pasi kështu nuk mund të kemi një skenë të vërtetë të artit muzikor në Shqipëri!
Duke i shprehur mirëkuptimin të plotë mikut tim Ilir Kerni Drejtor i TKOB-së dhe sopranos sonë të nderuar Ermonela Jaho për përkushtimin e tyre, duhet vënë gishti në plagë, ashtu si tek piktura e Karavaxhos: zgjidhja është pagesa e artistëve të ftuar, pasi kështu vlerësojmë me respektin e duhur në rrradhë të parë publikun i cili paguan për të pare shfaqjen, më pas vetë artistin e ftuar si dhe padyshim duhet të rivlerësojmë artistët tanë, pa të cilët nuk do të kishim sot e gjithë ditën asnjë shfaqje, megjithëse ata nuk paguhen aq sa do të duheshin të paguheshin!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023686170578003
array(1) { ["section"]=> string(68) "gishtin-ne-plage-as-si-metropolitani-por-dhe-asgje-fare-jo-e-jo-3117" }