Gjakoset Lenjani, De Biazi bën gati zëvendësuesin (Foto)

Publikuar tek: sport, më 20:45 09-10-2016 Gjakoset Lenjani, De Biazi bën gati zëvendësuesin (Foto)

Ermir Lenjani u përplas në kokë pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ndërsa goditja e marrë në kokë i ka shkaktuar çarje.

Ai është shoqëruar nga mjekët e kombëtares, të cilët pritet që t’i bëjnë qepje në kokë duke parë dhe gradën e dëmtimit.

Por, trajneri Gianni De Biazi nuk ka pritur shumë gjatë, ai ka urdhëruar që nga stoli të çohet Burim Kukeli, i cili gjatë ditëve të fundit nuk ka qenë në gjendjen optimale.

Mesfushori pritet që të hidhet në fushë në pjesën e dytë, duke parë dhe sesi do të shkojë gjendja e mesfushorit të krahut të majtë.

lenji1.jpg

LENJI11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tension në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Andi Lila e ngacmon në shpinë, shpërthen Pike
Berisha gabon dhe mbrojtja jonë kapet e papërgatitur, shënojnë spanjollët (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.062713146209717
array(1) { ["section"]=> string(59) "gjakoset-lenjani-de-biazi-ben-gati-zevendesuesin-foto-55618" }