Gjashtë apo shtatë gola, e gjeni dot? Shihni katrahurën që kanë gatuar gazetat…

Publikuar tek: sport, më 11:50 13-08-2016 Gjashtë apo shtatë gola, e gjeni dot? Shihni katrahurën që kanë gatuar gazetat…

Ditën e djeshme është luajtur miqësorja ndërmjet Burrelit dhe Bulqizës, kjo e fundit skuadër që militon në kategorinë e Tretë. Por ajo që bie në sy është se si gazetat sportive në vend e kanë pasqyruar këtë ndeshje. ''Panorama Sport'' shkruan që takimi është mbyllur me rezultatin 7-0, ndërsa ''Sport Ekspres'' e ka mbyllur 6-0.

Çështja qëndron, kë duhet të marrim si të mirëqenë?

Ndoshta të deleguarit e gazetave nëpër rrethe nuk e kanë ndjekur me vëmendje takimin. Numri i shumtë i golave mund t'i ketë bërë që të humbin edhe sensin e numërimit.

Megjithatë diçka është e sigurtë, dje është luajtur miqësorja ndërmjet Burrelit dhe Bulqizës dhe Burreli ka fituar, por se sa, e dinë vetëm ata./ Newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026694059371948
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjashte-apo-shtate-gola-e-gjeni-dot-shihni-katrahuren-qe-kane-gatuar-gazetat-49621" }