Gjebrea nxehet dhe përgënjeshtron "Shqiptarja.com": Nuk i kam dhënë asnjë prononcim. Malltezi: Shoh që nuk ka shumë klikime në youtube

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 03-03-2016 Gjebrea nxehet dhe përgënjeshtron

Disa orë më parë gazeta " shqiptarja.com" do të shkruante se kishte arritur t’i merrte një prononcim moderatorit Ardit Gjebrea pas furtunës mediatike që shkaktoi intervista e tij me të burgosurin Marjan Rroku.

Gazeta në fjalë citonte në një paragraf të gjatë Gjebrenë por i menjëhershëm është reagimi i moderatorit i cili e përgënjeshtron këtë fakt.

“Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me...?

Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!

Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon”, shkruan Gjebrea në reagimin e tij.

Sakaq, Alba Malltezi, drejtuesja e shqiptarja.com orë para se të vinte edhe shkrimi i përgënjshtruar nga moderatori shkruante se për fat të mirë video e intervistës së Gjebresë me të burgosurin nuk kishte shumë klikime.

Në prononcimin e pretenduar nga gazeta dhe të vëne në gojën e Ardit Gjebreas dhe të përgënjeshtruar nga ky i fundit shkruhej: “Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të. Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Mirëpo ju siguroj se edhe neso do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, sicc dhe ndodhi. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë”.

alba.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019743919372559
array(1) { ["section"]=> string(135) "gjebrea-nxehet-dhe-pergenjeshtron-shqiptarja-com-nuk-i-kam-dhene-asnje-prononcim-malltezi-shoh-qe-nuk-ka-shume-klikime-ne-youtube-34121" }