‘Gjëma’ gjatë natës në Shkodër, ARRESTOHEN 51 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 10-08-2018 ‘Gjëma’ gjatë natës në Shkodër, ARRESTOHEN 51 persona

Aksion gjatë natës në Shkodër, pëerfundojnë në pranga 51 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.

 

OSHEE vijon kontrollet normalisht, duke u fokusuar tek ato fidra, ku humbjet në rrjet janë më të larta.

Te dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së në Shkodër tregojnë për një punë të vazhdueshme kundër abuzimit me energjinë elektrike.

Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.

Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

OSHEE është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që:

Vjedhin energjinë elektrike

Dëmtojnë matësin

Gjithashtu, “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.

Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

OSHEE, bën me dije në njoftimin zyrtar për media se, është e vendosur të luftojë pa kompromis evazionin ne sektorin e energjisë elektrike, për të vendosur barazi në këtë sektor; ku përfitimet nga zbatimi i ligjit në pagesat e faturave do të jenë shumë herë më të mëdha në favor të abonentit, dhe në investime për një shërbim më të lartë dhe cilësor.

38867345_223905181647733_3936579552486096896_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Robert Ndrenika letër Metës, tregon dhe qëndrimin për çështjen e kufijve: Jam me Hashim Thaçin, të më falë Ramushi
'A do e bëjmë bebin' prezantuesi i njohur ia thotë publikisht Rita Orës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748
array(1) { ["section"]=> string(57) "gjema-gjate-nates-ne-shkoder-arrestohen-51-persona-130678" }