Gjenden rrënojat e një kështjelle 3000 vjeçare nën ujërat e liqenit më të madh në Turqi

Publikuar tek: kulture-art, më 23:46 06-12-2017 Gjenden rrënojat e një kështjelle 3000 vjeçare nën ujërat e liqenit më të madh në Turqi

Misteret e liqenit Van, më i madhi në Turqi, ende po zbulohen nga eksploruesit.

Në ekspeditën e fundit u gjetën mbetjet e një kështjelle që daton pothuaj 3000 vjet. Shumë qytetërime janë ngritur përreth liqenit që dikur quhej deti i madh dhe që besohej se fshihte shumë sekrete.

“Këto të dhëna po punojmë t’i zbulojmë, - komenton fotografi Tahsin Ceylan, në krye të ekspeditës të udhëhequr nga universiteti Van Yüzüncü Yıl.

Liqeni Van me origjinë vullkanike ka pësuar ndryshime drastike në nivel uji. Ekspedita të tjera kishin gjetur korale, formacione të çuditshme dhe një anije ruse të mbytur, por jo si ky thesar, shkruan Bota.al. Muret e kësaj kështjelle zenë një sipërfaqe të madhe.

“Ka nevojë për më shumë gërmime, por nuk dimë sa të thella janë muret. Duken të paktën 3 ose 4 metra,” – shpjegojnë eksploratorët e agjensisë Anadoll. Besohet se struktura është ndërtuar nga qytetërimi Urartu që ka jetuar në këtë rajon nga shekulli i IX dhe i VI para krishtit. Studimet e bëra mbi mbetjet tregojnë se i përkasin periudhës 3000 vjet më parë, – shtoi guvernatori i distriktit, Arif Karaman. Ekspertët nënvizojnë nevojën për mbrojtje të këtyre strukturave arkeologjike. Kështjella të tjera janë dëmtuar, por uji ka fshehur dhe e ka ruajtur këtë kështjellë," - u shpreh akademiku Mustafa Akkuş.

Më shumë në këtë kategori: « “Gjuha e tij e lëngësht, Gjuhën time do?” Poezia e Rita Petros për inçestin mes motrës dhe vëllait trondit rrjetin, shpërthen moderatori
»
Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641
array(1) { ["section"]=> string(94) "gjenden-rrenojat-e-nje-keshtjelle-3000-vjecare-nen-ujerat-e-liqenit-me-te-madh-ne-turqi-102232" }