Gjendet guri me mbishkrimin e rrallë, ishte hedhur në depon e muzeut të Lezhës

Publikuar tek: kulture-art, më 12:21 18-03-2015 Gjendet guri me mbishkrimin e rrallë, ishte hedhur në depon e muzeut të Lezhës Guri me mbishkrimin e rrallë në depon e Muzeumit të Lezhës

Një gur me një mbishkrim të rrallë është zbuluar së fundmi në Shqipëri, pasi ishte hedhur në një depon e Muzeumit në Lezhë. Mbishkrimi është i periudhës otomane dhe nuk ishte paraqitur në ndonjë muze, edhe pse me vlerë të madhe sipas arkeologëve.

“Sulltan Sulejmani, djali i Selimit, djali i Bayezid Han, ka ndërtuar këtë kështellë të bekuar E përsërittë Zoti mbretërinë  e tij dhe zgjattë jetën e tij, me ndihmën e (arkitektit) Dervish Muhammed, djalit të Uzgur (Skura), në datën e ‘’E lartë është kështjella e Sulejmanit dhe e fortë’’ Viti 928 (=1522)’’, shkruhet në gur.

Gjuha e perdorur nënkupton se mbishkrimi është kërkuar dhe egzekutuar nga njohës jo të mire të arabishtes së kohës, kryesisht  ushtarakë lokalë. Dervish Mehmeti i biri i Skuras apo ne turqisht Uzgur-oglu eshte me siguri anetar i familjes se njohur aristokrate katolike Skura dhe ka shume mundësi të jetë i njëjti Mehmet Bej, themeluesi i xhamisë së famshme në Berat.

Përkthimi është bërë nga profesor Mehmet Tutuncu nga Qendra Orientale në Holandë. Sipas profesor Tutuncu është mjaft e vështirë për t’u kuptuar se si një mbishkrim i tillë me një vlerë mjaft të rëndësishme nuk është botuar dhe studiuar gjerësisht.

Ky mbishkrim është përmendur për herë të parë nga ekipi i studiuesve austriake përpara Luftës së Parë Botërore me në krye Milan Suflain. Për një kohë të gjate mbishkrimi konsiderohej i humbur. Fillimisht ai ishte zbuluar nga Frano Prendi në vitet ‘60 në muret e një fshatari me emrin Esref Resuli. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100-Vjetori i lindjes së akademikut Mahir Domi
"Ai x Ajo x Ai" për barazi gjinore »
Article Logic
Execution time: 0.019498109817505
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjendet-guri-me-mbishkrimin-e-rralle-ishte-hedhur-ne-depon-e-muzeut-te-lezhes-6243" }