Gjendet i vdekur në banesë një person, çfarë i’u gjet në trup (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 10-02-2018 Gjendet i vdekur në banesë një person, çfarë i’u gjet në trup (EMRI)

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës. Një 80-vjeçar i identifikuar si Miti Mitraj është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Këta të fundit kanë njoftuar policinë. Sakaq, nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune në trup.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet  për krim dhe infrakt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.02.2018, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç.

Shtetasi banonte i vetëm në banesë.

Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe  aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Para dhe pushtet brenda familjes, kush janë gjyqtarët e martuar me prokurorë (LISTA ME EMRAT)
Droga që solli furtunë shkarkimesh në doganë, zbulohet kujt i përkiste (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.047075033187866
array(1) { ["section"]=> string(72) "gjendet-i-vdekur-ne-banese-nje-person-cfare-i-u-gjet-ne-trup-emri-109830" }