Gjendet në ushqime dhe mish: Kjo është substanca që dyshohet se shkakton kancer

Publikuar tek: rajon, më 19:50 29-11-2017 Gjendet në ushqime dhe mish: Kjo është substanca që dyshohet se shkakton kancer

Në Shqipëri temë kryesore dhe qëllim kryesor i ditës ka qenë festa e 105 vjetorit të pavarësisë, ndërkohë në BE temë diskutimi është bërë një herbicid, që thuhet se shkakton kancer.

Të hënën, Bashkimi Europian votoi pro përdorimit të kësaj substance dhe për 5 vjet, çka shkaktoi debate mes Gjermanisë dhe Francës. Franca kërkonte ndalimin e kësaj substance, mirëpo ministri gjerman, Christian Schmidt votoi pro, duke ndryshuar balancën.

Temë debati ka qenë një bimë që sipas ekspertëve mund të shkaktojë kancer dhe pasoja negative për florën dhe faunën. Glifosati përdoret edhe në parqe apo në kopshte private, pasi në total shiten 850 mijë ton.

Sakaq është mjaft i përdorur në bujqësi për të arritur rendimente të larta të kulturave. Kështu që gjendet në ushqime që vijnë nga fusha dhe në mish.  Substanca prodhohet nga gjigandi amerikan Monsanto.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy shqiptarë dhe një italian dalin para gjykatës në Greqi, mohojnë të kenë lidhje me 1.6 ton drogë
Gjenerali vrau veten në Gjykatën e Hagës, reagon kryeministri kroat »
Article Logic
Execution time: 0.011924028396606
array(1) { ["section"]=> string(85) "gjendet-ne-ushqime-dhe-mish-kjo-eshte-substanca-qe-dyshohet-se-shkakton-kancer-101266" }