Gjendet një balenë e rrallë në Australi, ndihmë për shkencëtarët e specieve

Publikuar tek: bota, më 12:22 14-04-2015 Gjendet një balenë e rrallë në Australi, ndihmë për shkencëtarët e specieve Balena e rrallë Omura

Trupi i pajetë i një balenë të rrallë ka dalë në breg në një plazh të Australisë perëndimore pas një cikloni që goditi rajonin muajin e kaluar. Kjo është hera e dytë që një balenë “Omura” regjistrohet në Australi. Balena u gjet në një plazh të largët pranë qytetit të Exmouth, 1,265km (784 milje) në veri të Perth. Shkencëtarët thonë se zbulimi do të ndihmojë ata të mësojnë më shumë për speciet dhe të kuptojnë më mirë shpërndarjen e saj rajonale.

Balena Omura ka një formë të strukturuar të trupit dhe disa tipare unike skeletore që e dallojnë atë nga balena të tjera.

"Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për shkencëtarët e balenave në Australinë perëndimore  dhe studiuesve në nivel global, sepse nuk ka pasur shumë shenja të regjistruara të kësaj specie, kështu që shumë pak dihet për këtë," tha Ministri i Mjedisit australian Albert Jakobi.

"Balena Omura u përshkrua vetëm në revista shkencore për herë të parë në 2003 dhe është me sa duket e kufizuar në ujëra tropikale dhe subtropikale. Njohuri kemi fituar nga kjo balenë që do të ndihmojë e udhëzojë për të kuptuar më mirë shpërndarjen rajonale të peshkut të madh".

Ai shtoi: "Shkencëtarët dinë pak , me të drejtë, në lidhje me balenat por ky zbulim emocionues tregon se ka ende shumë më shumë për të mësuar në oqeanet tona."

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës thotë se vetëm një pjesë e vogël të balenave Omura janë gjetur më parë, duke përfshirë edhe Detin e Japonisë dhe në Detin e Salomonit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030273914337158
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjendet-nje-balene-e-rralle-ne-australi-ndihme-per-shkencetaret-e-specieve-8668" }