Gjendet sërish drogë në qelitë e burgut, këtë herë në Tepelenë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 16-05-2018 Gjendet sërish drogë në qelitë e burgut, këtë herë në Tepelenë

Sasi të vogla kanabisi janë gjetur ngjatë kontrollit në një nga qelitë e burgut të Bënçës në Tepelenë.

Droga dyshohet të jetë futur përmes ushqimeve që familjarët i dërgojnë të dënuarve.

Në qelinë Nr.9 të këtij burgu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

"Në këtë qeli ishin të ndaluarit E.F, B.R, J.H dhe E.B, 37, 32, 37 dhe 33 vjeç.

Nuk dihet se si droga është futur në qelitë e burgut, por dyshimet janë që ajo të jetë fshehur mes ushqimeve që familjarët dërgojnë për të dënuarit", thotë policia.

Ngjarja po hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy çanta udhëtimi me DROGË, policia bastis shtëpinë e 33 vjeçarit shqiptar
Skandali me produktet ushqimore, Prokuroria dërgon për gjykim 8 persona dhe pronarin e firmës »
Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646
array(1) { ["section"]=> string(68) "gjendet-serish-droge-ne-qelite-e-burgut-kete-here-ne-tepelene-121004" }