Gjendje katastrofike, Thethi mbulohet nga plehrat

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 23-07-2018 Gjendje katastrofike, Thethi mbulohet nga plehrat Gjendja në Theth

Eksperti i komunikimit Ermal Telha, ka shpërthyer sot ndaj të gjithë pushuesve që kanë vizituar Thethin këto ditë, dhe kanë lënë aty ‘malet’ me mbeturina pasi janë larguar.

Sipas Telhas, në Theth nuk kërkoi njeri as pagesë për shezlong, as çmime të paarsyeshme, por minimalisht ta linit si e gjetët.

“E kuptoni që nuk ua ka fajin jugu? As biznesi i ndershëm i këtij vendi që riskon shumë për atë aktivitet që bën, por kultura juaj??!!”, ka shkruar eksperti i komunikimit, Ermal Telha.

REAGIMI I PLOTË:

E kuptoni që nuk ua ka fajin jugu? As biznesi i ndershëm i këtij vendi që riskon shumë për atë aktivitet që bën, por kultura juaj??!!
Mirë në bregdet, që s'ju pëlqen shërbimi kur paguani pak dhe çmimet kur paguani shumë, por në Theth që i çuat me duart tuaja çantat plot, si nuk arritët që të merrnit me vete ambalazhet e zbrazura në zbritje?! Ju rëndonin në makinë? Këtu s'ju kërkoi njeri as pagesë për shezlong, as çmime të paarsyeshme, por minimalisht ta linit si e gjetët.
Çmimet në ekonominë e lirë i vendos në ekuilibër kërkesë - oferta, po hallin e ekuilibrit tuaj qytetar kush do e zgjidhë??!!

#turp


 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069770812988281
array(1) { ["section"]=> string(55) "gjendje-katastrofike-thethi-mbulohet-nga-plehrat-128864" }