“Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”, reagon për herë të parë Ardit Gjebrea

Publikuar tek: aktualitet, më 20:06 07-06-2018 “Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”, reagon për herë të parë Ardit Gjebrea Ardit Gjebrea në ditëlindje

Pas lajmit të bujshëm ku u tha se gjatë festimeve për ditëlindjen e tij të 55-të në Drimadhes, Ardit Gjerbrea ka thumbuar Blendi Fevziun, ka ardhur edhe reagimi i parë i moderatorit.

 

Me anë të një postimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Gjebrea ka thënë se në fjalorin e tij nuk ekziston fjala “gjeneral”, ndërsa ka shtuar se për të  Aleksandër Frangaj është vetëm pronari.

Ai ka mohuar kategorikisht se fjalët e tij: “Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”, janë thënë si kunj për largimin e Blendi Fevziut nga Klan Tv, teksa ka theksuar se në këtë muaj ai feston edhe 15 vjetorin si pjesë e këtij televizioni.

REAGIMI:

PO PSE GËNJENI? 
Po ku a nga e gjetët?

Për mua Sandri nuk është gjeneral dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është Pronari. 
Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në Klan dhe jam me fat që vijoj të jem me #edielashqiptare, pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte. 
Ku hyn Fevziu këtu???

Por sigurisht, ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje...

LEXO EDHE: IKJA E BUJSHME NGA TV KLAN, ARDIT GJEBREA FESTË NË DRIMADHES, THUMBON FEVZIUN: GJENERALI E BËN EDHE ME TË RINJ TELEVIZIONIN (PRAPASKENAT)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrin i NXEHTI AFRIKAN, ja qytetet që rrezikohen nga zjarret
Ktheu shtëpinë në FERMË KANABISI, arrestohet shqiptari (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418
array(1) { ["section"]=> string(89) "gjenerali-e-ben-edhe-me-te-rinj-televizionin-reagon-per-here-te-pare-ardit-gjebrea-123625" }