Gjeniu Dionis Senjo “godet” sërish, ja rezultati që arriti në testin e shkollës amerikane

Publikuar tek: kulture-art, më 16:12 19-09-2017 Gjeniu Dionis Senjo “godet” sërish, ja rezultati që arriti në testin e shkollës amerikane

Dionis Senjo, vogëlushi 6 vjeçar, djali i një çifti onkologësh nga Tirana “godet" sërish.

Pasi u pranua në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, me një inteligjencë të të njëjtit spekter si fizikanti Albert Ajnshtain, Dionisi ka shkëlqyer në testin  e MAP (Measure of Academic Progress) në Amerikë.

Testi së cilit iu nënshtrua Dionisi është një test i kompjuterizuar që teston nivelin e nxënësit që hyn në shkollë.

Fillimisht, gjeniu 6-vjeçar bëri testin për klasat 2-5 dhe arriti t’i zgjidhte 100% të gjitha ushtrimet e matematikës, ndërsa dje iu nënshtrua testit për klasën 6-9 dhe zgjidhi mbi 99% të ushtrimeve.

Ky rezultat ka befasuar gjithkënd por jo prindërit e vogëlushit të cilët tanimë i njohin mirë aftësitë e tij dhe kanë vënë re se Dionisi zgjidh edhe ushtrime nga gjimnazi.

Dionisi pas këtij rezultati është regjistruar në klasën e parë, pasi ligji ynë nuk lejon kapërcimin e menjëhershëm të klasave, edhe pse kemi të bëjmë me një gjeni.

LEXO EDHE: DIONISI, 5 VJEÇARI NGA TIRANA I PARI SHQIPTAR QË PRANOHET NË ORGANIZATËN BOTËRORE TË GJENIVE, ÇFARË DI TË BËJË ËSHTË E “FRIKSHME”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova (FOTO)
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbërrin në Shqipëri »