Gjeniu endacak që tronditi rrjetin, vjen propozimi i parë nga tepelenasit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:31 21-09-2017 Gjeniu endacak që tronditi rrjetin, vjen propozimi i parë nga tepelenasit

Historia e Avniut, një të pastrehu që endet rrugëve të Elbasanit natë e ditë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në rrjet është cilësuar si gjeni. Nisur nga fjalët që thotë dhe mënyrën si komunikon, Avniu të jep përshtypjen e një personi të mirëarsimuar, por në fakt është krejt e kundërta. Mësohet se vite më parë ka qenë një person i pasur por dikush e grabiti shtëpinë dhe jetën, ndërsa sot endet rrugëve në breshër dhe shi.

“Nuk e respektojmë njeriun dhe tokën. Po toka ushqen shoqërinë! Njeriu është baza s’ka egzistencë nëse s’ka njeri. Te unë më ka shktypur dhe më ka përsekutuar padrejtësia. Pse? Mua më buron nga zemra drejtësia dhe puna...”, tha ndër të tjera në videon e informim.al Avniu.

Sakaq, vjen propozimi i parë nga qytetarët tepelenas.

Mondi Ismailati propozon që Këshilli Bashkiak i Tepelenës t’i japë këtij tepelenasi gjeni strehim.

PROPOZIMI I TEPELENASIT Mondi Ismailati:

Duke u nisur nga disa komente se: Ramua e ka nje strehe ne Tepelene, por ka zgjedhur te banoj i vetmuar ne nje barake te ndertuar prej tij ne tokat e ish fermes se Beçishtit, mendoj se do jete nje gjest shume human dhe fisnik nese Keshilli bashkiak i Tepelenes te vendosi dhe t'ja japi tepelenasit Avni Avduli. Avduli eshte po aq I moshuar sa edhe Ramua, por me ndryshimin se Avniu eshte i ndergjegjshem dhe shpreson se nje dite shoqeria shqiptare, qeveria lokale dhe ajo qendrore shqiptare do t'i ofrojne ndihmen e domosdoshme pa pretenduar me shume se nje strehe ku edhe ai te jetoje si gjithe te tjeret ato vite qe i kane ngelur nga jeta e tij! Besoj se nuk u kushton asgje, nese vendosin per ta sjell ne Tepelene! Eshte nje rast i vecant jo vetem per t'i treguar Avniut se ka edhe patriot te tij qe nuk e lene ne kete gjendje qe eshte katandisur, por edhe per syte e te gjithe atyre shqiptareve qe e njohin nga afer apo nga media.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022621870040894
array(1) { ["section"]=> string(78) "gjeniu-endacak-qe-tronditi-rrjetin-vjen-propozimi-i-pare-nga-tepelenasit-93132" }