"Gjeniu Gjirokastrit", këngë nga grupi i Pilurit për 80 vjetorin e gjeniut Ismail Kadare (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:05 28-01-2016

Sot është 80 vjetori i lindjes së shkrimtarit gjirokastrit Ismail Kadare. Krahas urimeve ardhur nga personazhe të politikës, kulturës e  shoqërisë civile, për gjeniun e letrave shqipe është bërë edhe kjo këngë kënduar nga Grupi i Pilurit enkas për këtë 80 vjetor.

Nga: Kristo Çipa

Sta peshoj dotë atë famë

Krye kulmi I madhështisë

Se ty lakmuar të kanë

Gjithë kombet e krenarisë

Yni Kadare

Botë pushtuesi me penë

Kadare zë planetari

Me Shekspirin zgjidh thilenë

Dhe me Danten mjekon zjarrin

I gjalli nga të mëdhenjtë

I madhi kurorë penguar

Bota besim kadifenjtë

Nga madhështia hutuar

Yni Kadare

Për gjakun blu të mendimit

Mjegulla maji qëndise

Në lulëzim të perëndishëm

Për mbi krye të kulturës

Gdhende një të bukur hark

I përtuar përtej urës

Nobelizmi dot stë kap

Yni Kadare

Ashtu të doja dhe unë

Ëndër e bardhë mbi vetull

Se shekujt do shkojnë për gjumë

Ti të përjetshmen ke mbjellur

Refreni

Dëshpërimet Shqipëtare

Ia ktheve botës në dritë

Gatove veprën krenare

Gjeniu Gjirokastrit

Sveni dot më lartë o male

As me thellë ju oqeane

Vetëm fama Kadariane

Aq sa rritet dhe përhapet

Të lumtur të gjithë sa qemë

Që jetuam Kadarenë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane uron Kadarenë: Thesar kulturor i Shqipërisë
80-vjetori i shkrimtarit, themelohet qendra e studimeve “Kadare” »
Article Logic
Execution time: 0.026695013046265
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjeniu-gjirokastrit-kenge-nga-grupi-i-pilurit-per-80-vjetorin-e-gjeniut-ismail-kadare-video-31163" }